E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia:Njohja e Kosovës, hap i pakthyeshëm

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur është hap i pakthyeshëm dhe nuk mund të ndryshojë, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Çekisë, Zuzana Opletalova, me rastin e deklaratës së komunistëve çekë se ky pranim "ende nuk ka përfunduar". Ajo shtoi se Çekia e ka prapuar Kosovën dhe kjo do të thotë se kjo juridikisht nuk mund të ndryshojë. Ndërsa komunistët e pareformuar çekë, konsiderojnë se njohja e Kosovës në Çeki ende nuk ka përfunduar, pasi, sipas tyre, Kosova do të jetë me të vërtetë e pranuar, kur presidenti Vacllav Klaus, do ta nënshkruante emërimin e ambasadorit të Çekisë në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›