E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama po u kërkon vizë qytetarëve për hyrjen në Tiranë

Kryeministri Berisha duke iu përgjigjur kreut socialist për taksat u shpreh se Rama po u kërkon vizë qytetarëve për në kryeqytet duke kërkuar taksa për makinat që futen në Tiranë. Sipas Berishës qeveria ka të drejtë të ulë taksat duke kufizuar kështu pushtetin vendor dhe se taksat nuk do të jenë më të larta se 10 përqind. Në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha duke shtuar se kjo është mbledhja e fundit para hyrjes së Shqipërisë në NATO shtoi se kjo ditë është e shënuar për vendin sepse ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›