E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në Bruksel zhvilloi punimet mbledhja e rradhës e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme të BE (Ministrat e jashtëm) i cili miratoi këtë paragraf për Shqipërinë: "Këshilli mirë

Sot në Bruksel zhvilloi punimet mbledhja e rradhës e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme të BE (Ministrat e jashtëm) i cili miratoi këtë paragraf për Shqipërinë:

"Këshilli mirëpriti stabilitetin politik që mbizotëron në Shqipëri pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës në muajin Qershor si dhe angazhimin e Qeverisë së re kundrejt reformave kryesore.Këshilli e inkurajoi Shqipërinë të përfitojë nga kjo situatë për të implementuar axhendën e saj të reformave".

Zëdhënësi i Kryeministrit çmon vëmendjen e vazhdueshme dhe vlerësimet shumë pozitive dhe nxitëse që Këshilli iÇështjeve të Përgjithshme të BE në mbledhjen e vet të sotme i kushtoi Shqipërisë dhe konfirmon angazhimin e plotë të Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare për vazhdimin dhe thellimin e reformave të programuara për integrimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›