Sot, në datën 28 nëntor, Kryeministri Berisha bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi lule pranë monumetit Nënë Shqipëri. Duke vlerësuar dhe nderuar ve
Sot, në datën 28 nëntor, Kryeministri Berisha bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi lule pranë monumetit Nënë Shqipëri.
Duke vlerësuar dhe nderuar veprën e dëshmorëve, zoti Berisha u shpreh se: Është një ditë në të cilën kombi, simbolet e tij, flamujt e tij, përulen me nderimin më të madh para të gjithë atyre që vendosën jetën, gjënë më të çmuar, në themelet e lirisë kombëtare, duke u shndërruar në dritë të përjetshme, të pashuar, të lirisë së kombit. Kjo është ditë në të cilën ne përulemi me nderim para familjeve të tyre dhe para të gjithë atyre burrave dhe grave shqiptarë, që rrëmbyen armët për liri dhe dinjitet kombëtar, të gatshëm për sakrificën më sublime. Shqipëria është një komb, i cili e ka paguar më shtrenjtë se shumë e shumë kombe të tjera lirinë e tij. Ndaj dhe nderimi për këtë përpjekje të madhe, për këtë sakrificë të madhe, është i jashtëzakonshëm. Edhe një here, nderim të gjithë atyre që luftuan dhe që sakrifikuan për lirinë kombëtare".