Sot në drekë, Kryeministri Berisha vizitoi Gardën e Republikës. Ai përshëndeti dhe uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Gardës dhe të të gjithë Forcave të Armatosura të Shqipëris
Sot në drekë, Kryeministri Berisha vizitoi Gardën e Republikës. Ai përshëndeti dhe uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Gardës dhe të të gjithë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe të gjithë familjet e tyre për një vit të mbarë dhe plot gëzime.
Kryeministri u interesua për kushtet e jetesës dhe atyre stërvitore dhe theksoi rëndësinë e investimeve në përmirësimin e këtyre kushteve. Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se është i domosdoshëm trajnimi i ushtararëve sipas të gjitha standardeve europiane, ku ndër të tjera, një rëndësi të veçantë merr mësimi i gjuhëve të huaja dhe njohja me teknologjinë e informacionit.
Me pas, Kryeministri Berisha drekoi me ushtarët në mensën e Gardës, ku u njoh nga afër me jetën e tyre të përditshme dhe bashkëbisedoi ngrohtësisht me ta.