E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mëngjes, Kryeministri Berisha dhe Zonja Berisha, të shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Maksim Cikuli, vizituan pavionin e reanimacionit të kardiologjisë në Qendrën Spitalore NënÃ

Sot në mëngjes, Kryeministri Berisha dhe Zonja Berisha, të shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Maksim Cikuli, vizituan pavionin e reanimacionit të kardiologjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Kryeministri u interesua për gjendjen shëndetësore dhe takoi të gjithë pacientët që janë gdhirë natën e Vitit të Ri nën kujdesin spitalor. Ai u uroi atyre shërim të shpejtë, si dhe një vit të mbarë për ta dhe familjet e tyre, sikurse për të gjithë shqiptarët.

Gjatë vizitës, Kryeministri u interesua për kushtet spitalore dhe kujdesin mjekësor ndaj pacientëve.

Ai përshëndeti dhe uroi personelin mjekësor që në këtë ditë të parë të vitit të ri janë në shërbim të shëndetit të të sëmurëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›