Sot, ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Republikes Federale te Gjerm
Sot, ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunim finanaciar ne projektin "Furnizimi me uje dhe shkarkimi i ujerave te zeza ne Kruje, II".
Ne protokollin e bisedimeve ndermjet Qeverise se Republikes se Shqipersise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise mbi bashkepunimin finanaciar dhe teknik, te dates 5 dhjetor 2001 eshte rene dakort qe te financohet projekti "Furnizimi me uje dhe shkarkimi i ujrave te zeza ne Kruje II", me nje grant prej 2.556.459,41 Euro.
Ky projekt eshte i rendesishem pasi ben te mundur per qytetin e Krujes jo vetem furnizimin me uje te pijshem, por do te mundesojne dhe rregullimin e kanalizimeve te ujrave te zeza.
Ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes dypaleshe, ndermjet Qeversise se Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Dukatit te Madh te Luksemburgut, per projektin e zhvillimit te bashkepunimit, ALB/002 ujesjelles-kanalizimeve ne rajonin e Dibres".
Projekti parashikon permiresimin e infrastruktures se ujit te pijshem dhe te kanalizimeve. Ky projekt, fondi te cilit eshte 4,365,000,00 ka per qellim:
• Te ndertoje nje sistem te ri furnizimi me uje te pijshem ne komunat e maqellares dhe shupenzes duke perfshire nje strukture te re menaxhuese dhe te ndertoje nje synim te ri kanalizimi per qytetin e maqellares.
• Te asistoje komunen e Luznit ne identifikimin e projektit te ujit dhe kanalizimeve dhe te asistoje ne dhenien e prioritetit nepermjet nje afrimi te pjesemarrjes. Ne kete menyre komuna e Luznit do te asistohet ne formulimin e projekteve ne kete fushe, te cilet mund te jene subjekt i nje financimi te mundshem ne te ardhmen.
Perfituesit kryesore te ketij projekti do te jene 13.000 banore te cilet do te kene uje 24 ore ne dite.
U miratua vendimi "Per nje shtese fondi ne buxhetin e viti 2003, miratuar per Komisionin Qendror te zgjedhjeve, per financimin e pergatitjes se listave te zgjedhesve, per zgjedhjet e pushtetit vendor, 2003"
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per te cuar perpara punen e bere per permiresimin e Regjistrit te Zgjedhjeve, ka marre vendimin nr. 31 date 10.03.2003 "Per miratimin e projektit dhe planit te veprimit per pergatitjen e listes se zgjedhesve per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te vitit 2003" Ky ka si qellim kryesor, prodhimin e listes se zgjedhesve per zgjedhjet vendore te vitit 2003.
Projekti mbeshtetet ne planin strategjik te KQZ-se dhe synon te arrije objektivat :
- permirsimin e regjistrit aktual te zgjedhesve dhe hartimi i listes perfundimtare per zgjedhjet vendore 2003.
- Krijimin e nje qendre te perhershme per informimin e zgjedhesve per probleme te regjistrimit te tyre ne listat e zgjedhesve.
- Zhvillimin e kapaciteteve te brendshme te Drejtorise se Regjistrit te Zgjedhesve per te perdorur dhe administruar me kompetence bazen e kompiuterizuar te regjistrit te zgjedhesve.
U miratua vendimi "Per miratimin e letres se politikave te zhvillimit, per fazen e dyte te kredise, ne mbeshtetje te Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social (SKZHES).
Ne perputhje me Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social (SKZHES), Banka Boterore miratoi projektin e kredise Poverty Reduction Suppoort Credit (PRSC) e cila siguron nje mbeshtetje buxhetore te perbere nga tre transhe, transhi i pare, transhi i pare u disbursua vjet. Kjo kredi perqendrohet ne kater prioritete:
- Nxitja e zhvillimit te qendrueshem dhe mbeshtetja e zhvillimit te sektorit privat.
- Fuqizimi i kapaciteteve per monitorimin dhe vleresimin e politikave
- Permiresimi i sherbimit qe ofrohet dhe rritja e efektivitetit te sherbimeve sociale
- Permiresimi i funksioneve themelore te sektorit publik dhe marredhenieve institucionale.
Qeveria shqiptare pasi ka realizuar me sukses kushtet e fazes se pare te kredise, ne bashkepunim te ngushte me eksperte te Bankes Boterore, ka hartuar Letren e Politikave te Zhvillimit per fazen e dyte te saj e cila eshte miratuar me VKM nr. 137, date 07.03.2003. Por tashme nga ana e eksperteve te Bankes Boterore pasi u studiuan zhvillimet e fundit ne vendin tone u ndryshuan apo u avancuan disa nga kushtet e percaktuara ne termat e Kredise per disbursimin e transheve perkatese.
U miratua edhe vendimi "Per miratimin e dokumentit "Analiza e zbatimit, per vitin 2002, vizioni e objektivat aftagjata te Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik e Social, si dhe programi i masave publike 2003-2006".
Analiza e zbatimit per vitin 2002, permiresimi i strategjise, objektivat dhe programi i masave publike 2003-2006 merr persiper te analizoje zbatimin e masave publike prioritare dhe shkallen e arritjes se objektivave per vitin 2002, objektivat dhe programin e masave publike prioritare per periudhen afatmesme 2002-2006 dhe objektivat e rishikuara afatgjata 10-15 vjecare duke i perputhur ato me mire me objektivat e Integrimit Europian dhe me Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit.
Dokumenti, duke ruajtur orientimet themelore strategjike, ofron nje vizion te permiresuar afatgjate duke u bazuar ne analiza me te besueshme dhe realiste si dhe duke iu pergjigjur synimeve te Integrimit Europian dhe te perputhjes me Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit. Ai bazohet ne objektivat e permiresuara afatmesme te rritjes ekonomike, tablone e re te varferise dhe problemeve sociale si dhe strategjite dhe dokumentat afatgjata sektoriale te adoptuara tashme nga disa nga sektoret kryesore te SKZHES.
U miratua vendimi: "Per miratimin e Rregullores se Funksionimit te Komitetit Kombetar te Digave te Medha (KKDM) dhe te Keshilit Teknik te Perhershem te Digave (KTPD).
Me ane te ligjit nr. 8681, date 02.11.2000 "Per projektimin, ndertimin, shfrytezimin dhe mirembajtjen e digave dhe dambave" eshte bere e mundur qe Komiteti Kombetar i Digave te Medha te ushtroje veprimtarine e tij ne fushen e digave dhe dambave si organ i Keshillit te Ministrave dhe te ushtroje kontrollin e shtetit per sigurine e tyre ne baze te detyrave te percaktuara.
Per realizimin e detyrave te ngarkuara, lindi nevoja e hartimit te kesaj rregulloreje si akt nenligjor, nepermjet se ciles percaktohen detyrat dhe te drejtat, funksionet, pergjegjesite midis vete organizmave dhe marredheniet e tyre me pronaret dhe shfrytezuesit e ketyre veprave te rendesishme me synimin e shfrytezimit te tyre kundrejt te gjitha rregullave teknike per te aritur ate qe eshte si kusht i domosdoshem, "Sigurimi i digave dhe dambave".
Hartimi i kesaj rregulloreje behet i nevojshem per vete faktin e mungeses deri me sot te nje dokumenti te tille.
U miratua vendimi "Per nje ndryshim ne vendimin nr.518, adte 12.08.1996, te Keshilllit te Ministrave, per kategorizimin, klasifikimin dhe regjistrimin e njesive akomoduese".
Objektivi per perfshirjen e vendit tone si destinacion turistik te qendrueshem ne Mesdhe dhe ne paketat turistike rajonale e me gjere, shtron detyren e orientimit, rregullimit, disiplinimit te veprimtarise turistike dhe ne vecanti asaj akomoduese turistike, me akte ligjore e nenligjore te homologuara me legjislacion bashkekohor te vendeve europiane dhe rajonale.
Objekti eshte pikerisht ndryshimi, perditesimi dhe permiresimi i normativave, kritereve, kushteve per kategorizimin si dhe vleresim-klasifikimin e njesive akomoduese turistike ne perputhje me standartet bashkekohore dhe kerkesat e sotme te tregut turistik akomodues.
Nje vend te rendesishem ne rregullimin e veprimtarise turistike akomoduese ze kategorizimi dhe klasifikimi i shkallezuar me yje i njesive akomoduese turistike (hotele, motele, fshatra turistike, etj), ne te cilat ushtrohet kjo veprimtari.
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per percaktimin e koeficientit te indeksimit te bazes mesatare te vleresimit vjetor, individual, per llogaritjen fillestare te pensionit".
ISSH ka nxjerre dhe verifikuar te gjitha te dhenat e nevojshme statistikore dhe financiare te vitit 2002 te cilat kane bere te mundur llogaritjen e koeficientit te bazes se vleresuar. Ne baze te llogaritjeve ngarkesa mesatare vjetore per nje kontribues ne vitin 2002 rezulton 60.770 leke. Ne vitin 2001 kjo ngarkese ishte 53.225 leke. Raporti midis tyre jep koeficentin vjetor te indeksimit te bazes se vleresuar te vitit 2001, i cili rezulton 1.138 dhe per efekt te lehtesise se llogaritjeve merret 1.14.
Baza e vleresuar individuale nga viti 1994 deri ne vitin 2002, per te gjithe personat qe e drejta per pension u lind pas dates 1.1.2003 do te indeksohen si me poshte:
Koeficientet e indeksimit te bazes vjetore te vleresuar individuale ne vite:
1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002
Koefientet per indeksim;
1994 1.32 1,37 1.09 1.22 1.05 1.09 1.07 1.14 1 3.36
1995 1.37 1.09 1.22 1.05 1.09 1.07 1.14 1 2.54
1996 1.09 1.22 1.05 1.09 1.07 1.14 1 1.86
1997 1.22 1.05 1.09 1.07 1.14 1 1.70
1998 1.05 1.09 1.07 1.14 1 1.40
1999 1.09 1.07 1.14 1 1.33
2000 1.07 1.14 1 1.22
2001 1.14 1 1.14
2002 1 1.00
Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi jane te parashikuara ne buxhetin e Sigurimeve Shoqerore per vitin 2003, sepse jane pjese organike e llogaritjes se pensioneve qe do te caktohen gjate ketij viti dhe do te perballohen brenda tij.
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per miratimin, ne parim, te Marreveshjes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Franceze, per bashkepunim ne fushen e sigurise se brendshme".
Marreveshja permbledh nje spekter te gjere te bashkepunimit policor kunder veprimtarise kriminale duke filluar nga krimi i organizuar, terrorizmi, trafiqet e droges, krimit ekonomik dhe financiar, trafikut te qenieve njerezore, trafikut te organeve, emigracionit klandestin dhe nje sere fenomenesh te tjera kriminal me impakt kombetar dhe nderkombetar.
Fushat dhe format e bashkepunimit jane te shumellojshme si shkembim informacioni, asistence teknike e shkencore, asistence ne ekspertime, shkembim pervoje, shkollim te plote policor, formim profesional te specializuar, keshillim teknik, etj. Me kete marreveshje insitucionalizohet dhe programohet bashkepunimi me palen franceze per parandalimin dhe luften kunder kriminalitetit midis dy vendeve dhe ne territorin e secilit vend.
U miratua vendimi "Per nje shtese ne vendimin Nr.646, date 12.12.2002, te Keshillit te Ministrave, "Per miratimin e standarteve dhe te kushteve teknike, te projektimit dhe te zbatimit ne fushat e industrise dhe te energjetikes, te cilat duhet te marrin statusin "rregulla teknike", te detyrueshme per zbatim".
Nisur nga kushtet e marreveshjes se stabilizim-asocimit sipas se ciles standartet kane status vullnetar, nga anetaresimi i vendit tone ne OBT, kerkohen standartet dhe kushtet teknike te projektim-zbatimit qe kane te bejne me sigurine e jetes, shendetit dhe mbrojtjes se mjedisit, si dhe te atyre mallrave e produkteve qe perbejne elemente abuzive (me qellim parandalimin e praktikave mashtruese), duhet te marrin statusin e Rregullave Teknike te detyrueshme per zbatim.
Me kete vendim u jepet statusi i rregullave teknike te detyrueshme per zbatim, standartit shqiptar te prodhimit ne vend per lenden djegese per automjete me motora diezel (gazoil), si dhe nje pjese te standarteve te industrise se kimise sipas kerkeses se ISP-Teknologjise Kimike.
U miratua vendimi "Per miratimin e procedures se dhenies me koncesion, si propozim i pakerkuar, sipas projektit te shoqerise" la petrolifera italo rumena ", s.p.a, per ndertimin dhe shfrytezimin e depozitave bregdetare dhe te infrastruktures portuale detare ne Gjirin e Vlores"
Miratimi i ketij vendimi krijon mundesine e realizimit te nje projekti te rendesishem te shoqerise italiane "la petrolifera italo rumena S.p.A", projekt i cili synon ndertimin dhe shfrytezimin e depozitave bregdetare (depozita dhe infrastrukturore portuale detare) per naften e nenprodukteve te saj, te gazit te lengshem, sipas ketij projekti.
Projekti i shoqerise PIR vleresohet, jo thjesht dhe vetem ne aspektin e rritjes se kapaciteteve depozituese per naften e nenproduktet e saj, te gazit te lengshem te naftes, sipas projektit, por edhe si nje nder burimet e mundshme per furnizimin e objekteve qe do te te konsumojme energji termike qe do te ngrihen ne zona te ndryshme te vendit.
Duke ju referuar projektit, sipas te cilit keto depozita do t'i ofrohen per perdorim operatoreve vendas e te huaj ne formen e sherbimeve, shtohet mundesia jo vetem per hapjen e tregut te hidrokarbureve ne Shqiperi dhe balancimin e tij me parametrat nderkombetare persa i perket cilesise dhe cmimit, por edhe per nje kontroll me rigoroz nga autoritetet doganore e tatimore mbi produktet qe do te kalojne nepermjet ketyre depozitave.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim, te projektmarreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Federates Ruse, per bashkepunim dypalesh ne fushen e mbrojtjes".
Me qellim ruajtjen e lidhjeve midis Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe Forcave te Armatosura te Federates Ruse dhe per te zhvilluar me tej marredheniet miqesore midis dy vendeve Qeveria e Republikes se Shqiperise dhe Qeveria e Republikes Ruse bien dakort per te lidhur kete marreveshje "Mbi bashkepunimin dypalesh ne fushen e mbrojtjes". Bashkepunimin dypalesh ushtarak do te jete ne fushat me interes reciprok dhe nuk do te drejtohet ndaj ndonje vendi te trete.
Ne mbldhjen e sotme te keshillit te Ministrave u miratua vendimi "Per hapjen e shkollave pasuniversitare, prane Universitetit te Tiranes dhe Universitetit Politeknik" (SHPU).
SHPU-te e reja synojne plotesimin e kerkesave per kualifikim shkencor te specialisteve te rinj, per veprimtari cilesore ne mesim dhe studime shkencore ne keto fuhsa te rendesishem, si administrim publik dhe inxhinieri elekrike, me drejtime ne elektroenergjetike dhe ne automatizim i industrise.
U miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes se bashkepunimit kulturor dhe arsimir, ndermjet Republikes se Shqipersise dhe Republikes se Argjentines".
Marreveshja e bashkepunimit kulturor dhe arsimor midis Republikes se Shqipersise dhe Republikes se Argjentines do te sherbeje per nxitjen dhe zhvillimin e marredhenieve ne fushen e arsimit dhe kultures midis dy vendeve. Kjo marreveshje do te sherbeje si nxitje per studimin e gjuhes, letersise dhe kultures se pales tjeter ne universitete dhe qendra te tjera arsimore e shkencore. Nepermjet saj palet do te mbeshtesin dhenien e bursave per studime dhe specializime ne institucionet arsimore dhe shkencore te seciles pale. Marreveshja ne fjale do te mbeshtese bashkepunimin direkt midis agjencive te lajmeve, sistemeve te informacionit grafik dhe institucioneve te medias elektronike.
Sot, ne mbledhjen e Qeverise, u miratua udhezimi "Per miratimin e kostos mesatare te ndertimit te banesave nga Enti Kombetar i Banesave, te vlerave ne tregun e lire te banesave dh te koeficientit "K"".
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit nepermjet Entit Kombetar te Banesave mbeshtetur ne nenin 3, 7 dhe 134 te ligjit nr. 8030, date 15.11.1995 "Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha" dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij eshte ngarkuar qe cdo vit t'i paraqese per miratim Keshillit te Ministrave koston mesatare te ndertimit te banesave per siperfaqe shfrytezimi si dhe vleften vjetore te apartamenteve tip ne tregun e lire ne shkalle rrethi se bashku e koeficientin "k". Kostoja e ndertimit te banesave nga Enti Kombetar i Banesave ne shkalle republike per vitin 2003, te jete 29 253 (njezetenente mije e dyqind e pesedhjet e tre) leke/m2, per siperfaqe shfrytezimi. Ky udhezim, i cili miratohet cdo vit nga KM, sherben per planifikimin e fondeve per ndertim dhe blerje banesash ne tregun e lier, per vitin pasardhes, si dhe per percaktimin e qyteteve ku do te ndertohet ose do te blihen apartamente nga tregu.
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua dhe udhezimi "Per klasifikimin dhe strukturen e kostos se punimeve te ndertimit".
Duke patur parasysh kerkesat e ekonomise se tregut, strukturen e investimeve te buxhetit te shtetit dhe pervojene e huaj, u miratua udhezimi per klasifikimin dhe strukturen e kostos se punimeve te ndertim-montimit, te perfshira ne ish -manualin e preventivimit.
Udhezimi do te sherbeje per rregullimin e metejshem ligjor te disiplinimit te fondeve ne fazen e planifikimit, te zbatimit te punimeve te ndertimit.
U miratua Vendimi "Per lejimin e Drejtorise se Policise se Ndertimit te perdore proceduren "prokurim i drejtperdrejte" per prishjen dhe largimin e mbeturinave te ndertimeve pa leje, ne zonat turistike kryesore".
U miratua vendimi "Per dhenie emri akademise se nenoficereve".
Kolonel Lodewijk W.J.K Tomson ka qene nje nga ushtaraket e administrates se Qeverise se Princ Vidit, ne vitin 1914, i cili ne kuadrin e perpjekjeve te bashkesise nderkombetare per ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe te kufijve te Shqiperise, ka bere perpjekjet per realizimin me devotshmeri te misionit te tij ne dobi te popullit shqiptar dhe Shqiperise. Per kete qellim ai nuk kurseu as jeten e tij.
Vepra e tij eshte vleresuar nga populli dhe shteti shqiptar ku per kontributin e dhene si ushtarak e diplomat per organizimin e ushtrise sone ne vitin 1914 dhe ruajtjen e teresise territoriale te Shqiperise i eshte dhene urdheri "Gjergj Kastriot Skenderbeu" nga Presidenti i Republikes.
Per sa me siper ai u zgjodh nga Akademia e Nenoficereve per t'i vene kesaj shkolle e cila eshte krijuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.433 date 14.8.1995.
Ne baze te nenit 44 te Ligjit nr. 8461 date 25.02.1999 "Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise" propozohet qe Akademise se Neoficereve t'i vihet emri "Lodewijk W.J.K. Tomson".
Keshilli i Ministrave miratoi sot vendime per emerim dhe lirim ne detyre:
Zoti Artan Gjylbegu, pas konkurimit, emerohet kryeregjistrues i pasurive te paluajteshme te Republikes se Shqiperise,
Zoti Kiço Londo, pas konkurimit, emerohet drejtor i Kompanise Teatrore Shteterore te Artit Dramatik (Teatri Kombetar),
Zoti Pelivan Shatri, prefekt i Qarkut te Beratit lirohet nga kjo detyre,
Zj. Luiza Hoxha emerohet prefekt i qarkut te Beratit.
Zoti Robert Bitri lirohet nga detyra e Kryetarit te Komitetit Shteteror te Kthimit te Pronave ish-Pronareve.