Sot mbasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave, e cila pati si tematike kryesore "Permiresimin e kuadrit ligjor ne fushen e Finances s
Sot mbasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave, e cila pati si tematike kryesore "Permiresimin e kuadrit ligjor ne fushen e Finances si dhe te ndertimit e rregullimit te territorit".
Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratuan keto projektligje:
"Per shfuqizimin e Ligjit nr. 8720, date 26.12.2000 "Per krijimin e Policise Financiare".
Shfuqizimi i ligjit te mesiperm behet pasi sipas detyrimeve qe rrjedhin nga marreveshjet ndekombetare dhe kryesisht me FMN-ne, eshte kerkuar dhe insistuar mosaplikimi i ketij ligji, pasi konceptimi i kompetencave te ketij institucioni çonte ne konflikt me kometencat e institucioneve te tjera me struktura tashme te ngritura.
Keshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e tij te sotme edhe projektligjin: "Per faljen e gjobave dhe te interesave per detyrimet tatimore te TVSH-se, te pashlyera nga kontraktoret e projekteve te financuara nga Programi "Phare".
Nepermjet ketij projektligji synohet te falen gjobat dhe interesat te cilat u jane krijuar si detyrime tatimore disa shoqerive qe operojne ne ndertimin dhe rehabilitimin e rrugeve ne vendin tone. Keto shoqeri jane kontraktoret kryesore te projekteve qe jane zbatuar ose zbatohen ne kuadrin e marreveshjeve financiare te ratifikuara nga Kuvendi, ne te cilat parashiokohet mosperdorimi i burimeve financiare te huaja per te paguar taksa e tatime, perfashire edhe TVSH.
Keto shoqeri jane penalizuar me gjoba e interesa per mospermbushjen ne kohe te detyrimeve tatimore, qe per shkak te llogaritjes se interesave per detyrimet e papaguara rritet çdo dite. Duke marre ne konsiderate arsyet qe kane çuar ne krijimin e ketyre penaliteteve, si dhe faktin qe pjesa me e madhe e ketyre projekteve kane perfunduar dhe keto detyrime mund te bejne nje borxh te pambledhshem per administraten tatimore per te krijuar raporte te ndersjellta mirekuptimi dhe bashkepunimi me donatoret e huaj dhe zbatuesit e ketyre projekteve, u miratua ky projektligj, zbatimi i te cilit do te çoje ne sistemimin e mireadministrimin e skedareve tatimore te ketyre shoqerive.
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjiin: "Per nje shtese ne ligjin nr. 8899, dt. 22.5.2002, "Per percaktimin e formes dhe formules se privatizimit te Insig, SHA".
Shtesa qe behet ne ligj eshte: "Keshilli i Ministrave ka te drejte te zgjase afatin e parashikuar " per privatizimin e Insig, SHA.
Kjo behet per arsye se procesi i privatizimit te shoqerise shteterore te sigurimeve INSIG sha, eshte nje proces i cili ka filluar te zbatohet nga ana e Ministrise se Financave ne perputhje me ligjin 8899 dt.22.5.2002. Ajo, sipas detyrimeve ligjore, duhet te realizoje edhe transferimin e aksioneve brenda 12 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit, qe korrespondon me daten 3 korrik 2003.
Me daten 1 Maj 2003 Ministria e Financave ka nisur veprimet e fazes perfundimtare te negociatave me dy institucionet Financiare Nderkombetare: IFC dhe BERZH, te cilat kane shprehur interesin per vitin 2002. Ne kushtet e reja kane shprehur nje axhende te re te perbashket veprimi, ne menyre qe te mund te kryhen te gjitha hapat e nevojshem. Sipas kesaj axhende te re parashikohet qe transferimi perfundimtar i aksioneve, te perfundoje jo me pare se fundi i muajit shtator 2003.
Eshte kjo arsyeja qe behet shtesa ne ligjin 8899 dt. 22. 5. 2002, shtese e cila merr ne konsiderate dhe rendesine e ketij procesi dhe detyrimet qe rezultojne nga marreveshjet e mirekuptimit me Banken Boterore dhe realizuar ne kohe e konform ligjit per finalizimin e ketij procesi shume te rendesishem per ristrukturimin e sistemit financiar.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua edhe projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se kredise, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes per zhvillim te Keshillit te Europes, per projektin e rehabilitimit dhe te ndertimit te spitalit te Shkodres".
Me qellim vazhdimin e ristrukturimit ne kete qender te rendesishme ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes eshte hartuar nje projekt i cili konsiston ne keta komponente kryesore.
- rehabilitimi i nderteses se maternitetit duke perfshire departamente si obsetrike ashtu edhe gjinekologjike.
- Ndertimi i departamentit te ekzaminimeve radiologjike i cili do te lidhe ndertesat e maternitetit me ndertesa te tjera.
- Instalimi i nje inceneratori
- Ne drejtim te pajisjeve mjekesore do te nderhyhet me pajisje jo vetem per ambjente te rehabilituara, por edhe per departamentin e sherbimit per jo te shtuarit dhe per Laboratorin. Departamenti i ekzaminimeve radiologjike do te perfshije dy dhoma radiologjie, nje ekografi, nje mamografi, nje fluoroskop dhe nje dhome per CTScaner etj.
- Departamenti i lindjeve perfshin dy dhoma lindje, dy dhoma pune, kater dhoma per stafin dhe nje dhome per te porsalindurit.
- Departamenti i maternitetit perfshin 7 dhoma ekzaminimi dhe trajtimi, 8 dhoma per stafin dhe 60 shtreter.
- Departamenti per jo te shtruarit perfshin 7 dhoma trajtimi dhe ekzaminimi, 8 dhoma per stafin, 4 dhoma diagnostike dhe 3 dhoma per endoskopine.
Marreveshja e kredise midis Republikes se Shqiperise dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes synon te jape nje pamje perfundimtare te projektit per te siguruar seriozitetin e duhur ne zbatimin e ketij projekti. Ajo ka si qellim percaktimin e detyrimeve dhe angazhimeve te ndersjellta ndermjet paleve dhe pershtatjen e ketij projekti ne kuadrin ligjor e financiar shqiptar si dhe zbatimin e politikave e strategjise shendetsore te qeverise shqiptare.
U miratua edhe projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8678, date 14.05.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e ministrise se Drejtesise".
Ne perputhje me dispozitat e Kushtetutes, ne kuadrin e reformave ne fushen e drejtesise dhe te administrates publike, mbi rekomandimet dhe konsulencen e vazhdueshme te institucioneve nderkombetare, ligji per Ministrine e Drejtesise synon te percaktoje, ne perputhje edhe me standartet europiane te funksionimit dhe organizimit te institucioneve homologe, te gjitha elementet e misionit, kompetencave, funksioneve te Ministrise se Drejtesise si dhe te marredhenieve te saj me pushtetin gjygjesor dhe institucioneve te tjera te sistemit te drejtesise.
Ne kete kontekst, megjithese eshte provuar impakti mjaft pozitiv i ligjit ne funksionimin e Ministrise se Drejtesise, si dhe ne raportet e saj me institucionet e tjera te sistemit te drejtesise, pasi ka kaluar nje vit nga zbatimi i ketij ligji shume te rendesishem, mbeshtetur ne pervojen e grumbulluar, verehet nevoja per disa permirsime ne elemente te fushes se veprimtarise dhe te strukturave perberese te Ministrise. Ne bashkerendim me institucionet e tjera te ngarkuara me ceshtjet e integrimit dhe ne vijim te konsultimeve me strukturat perkatese europiane, eshte shqyrtuar ecuria e procesit te perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate te Komunitetit Europian dhe te shteteve anetare.
Me kete projektligj, synohet dhe do te realizohet nje permiresim i metejshem cilesor, si dhe nje rol me aktiv dhe eficent i Ministrise se Drejtesise ne pergatitjen, ndjekjen dhe zbatimin e politikave te pergjithshme shteterore ne fushen e drejtesise, ne venddosjen dhe konsolidimin e marredhenieve te saj me institucionet qe ushtrojne kompetenca dhe atribute ne fushen e drejtesise. Miratimi i ketij projektligji dhe zbatimi i tij nuk shoqerohet me efekte ekonomike apo rritje te numrit te punonjesve te ministrise.
Keshilli i Ministrave projektligjin " Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per dorezimin e personave ne Gjykaten Nderkombetare Penale".
Me daten 2 maj ne Tirane, me rastin e vizites se Sekretarit Amerikan te Shtetit, Colin Powell ne Tirane, zoti Powell dhe Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano, nenshkruan "Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per dorezimin e personave ne Gjykaten Nderkombetare Penale".
Marreveshja ka si qellim mosdorezimin e shtetasve amerikane, qe ndodhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne Gjykaten Nderkombetare Penale dhe bazohet ne nenin 98 te Statutit te Romes per Krijimin e Gjykates Nderkombetare Penale,
Marreveshja, bazohet ne nenin 98 te Statutit te Romes i cili parashikon qe Gjykata nuk mund te veproje me nje kerkese per dorezim ndaj nje shteti, kur kjo e çon kete shtet ne nje shkelje te nje marreveshje nderkombetare me nje shtet te trete.
Ne marreveshje shprehet synimi i paleve per te hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale te parashikuara nga Statuti i Romes per Gjykaten Nderkombetare Penale, brenda juridiksionit te tyre.
Ne te parashikohet qe Qeveria e Republikes se Shqiperise nuk do te dorezoje apo transferoje ne asnje menyre ne Gjykaten Nderkombetare Penale, ose ne nje entitet ose vend te trete me qellim dorezimin, apo transferimin ne kete Gjykate, te zyrtareve te tanishem, apo te meparshem te Qeverise, te punesuarve, ose personelit ushtarak, apo shtetasve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne baze te kesaj marreveshjeje, nese Qeveria e Republikes se Shqiperise do te ekstradoje, dorezoje ose transferoje nje person te SHBA, ne nje vend te trete, nuk do te pranohet dorezimi, apo transferimi i tij nga vendi i trete ne Gjykaten Nderkombetare Penale, pa miratimin e shprehur te Qeverise se SHBA.
Perfundimi i saj konsiderohet shume i rendesishem per forcimin e metejshem te marredhenieve shume te mira qe ekzistojne ndermjet vendeve tona, duke marre ne konsiderate edhe faktin qe qeveria Amerikane ka percaktuar daten 1 korrik 2003, si afatin perfundimtar per vendet qe deshirojne t'anenshkruajne kete Marreveshje, afat pas te cilit ato do te skualifikohen automatikisht nga kandidaturat per te perfituar nga programi amerikan i asistences "Llogaria e Sfides se Mijevjecarit".