Sot në mesditë, Kryeministri Sali Berisha priti në një takim miqësor z. Bodo Hombach, Drejtor i Përgjithshëm i grupit gjerman WAZ. Gjatë takimit, Kryeministri Sali Berisha shprehu kënaqës
Sot në mesditë, Kryeministri Sali Berisha priti në një takim miqësor z. Bodo Hombach, Drejtor i Përgjithshëm i grupit gjerman WAZ.
Gjatë takimit, Kryeministri Sali Berisha shprehu kënaqësinë e tij për interesimin gjithnjë në rritje të biznesit të huaj për Shqipërinë. Më tej Kryeministri i njohu bashkëbiseduesit me ecurinë e reformave të qeverisë në fushën e nxitjes së investimeve të huaja, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në vendin më atraktiv në rajon. "Qeveria shqiptare me reformat e ndërmarra, theksoi Kryeministri, ka krijuar një klimë të favorshme mbështetëse për investimet e huaja, ku me interes mbetet sektori energjetik, shfrytëzimi i burimeve hidrike, turizmi, e shumë fusha të tjera". Në këtë drejtim, Kryeministri shprehu mbështetjen e qeverisë në lidhje me investimet e huaja në Shqipëri.
Nga ana e tij, zoti Bodo Hombach falenderoi Kryeministrin për pritjen e rezervuar. Zoti Hombach u shpreh i kënaqur për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe për interesin gjithnjë në rritje të investitorëve të huaj për Shqipërinë.