Sot pasdite, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me Presidentin kroat Stipe Mesic. Kryeministri Berisha, duke i uruar mireseardhjen, u shpreh se Presidenti Mesic mbetet nje mik i vertetë i sh
Sot pasdite, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me Presidentin kroat Stipe Mesic.
Kryeministri Berisha, duke i uruar mireseardhjen, u shpreh se Presidenti Mesic mbetet nje mik i vertetë i shqiptarëve në Ballkan dhe se populli shqiptar dhe ai kroat kane nje histori te gjatë miqësie dhe bashkepunimi.
Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve dhe shprehu dëshirën e qeverisë shqiptare për të rritur bashkëpunimin ekonomik, në fushën e turizmit, si dhe në kuadër te kartës Adriatik 3, për integrimin e vendeve tona në NATO. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha shtoi se Shqipëria mund te përfitojë nga eksperienca kroate në implementimin e MSA-së dhe Marrëveshjes së Ndërmjetme me BE-në.
Nga ana e tij, Presidenti Mesiç ndau te njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha për marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat midis dy vendeve. Gjithashtu, zoti Mesiç shprehu kenaqësinë për faktin se ekziston kuadri ligjor për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe se Kroacia po punon për të liberalizuar regjimin e vizave me Shqipërinë.
Duke iu referuar çështjeve të rajonit dhe ne veçanti çështjes së statusit të Kosovës, Presidenti Mesiç dhe Kryeministri Berisha ndanë qëndrime të njëjta, duke mbështetur misionin e zotit Ahtisari dhe dokumentin që ai propozoi, si zgjidhje e mirë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu, të dy personalitetet theksuan se minoriteti serb në Kosovë duhet ta shikojë të ardhmen e tij, brenda kuadrit institucional të Kosovës.