E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, në mjediset e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, nën drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, njëherazi edhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit t

Sot, në mjediset e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, nën drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, njëherazi edhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), u zhvillua mbledhja e radhës e këtij Këshilli.
Ne fillim të mbledhjes Kryeministri Fatos Nano, ne cilësinë e Kryetarit të KRRTRSH-së, mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku i bëri një analizë të thellë zhvillimit të urbanizimit të vendit duke bërë prezent përpara këshillit shqetesimin ndaj shpërfilljes së trashëgimisë kombëtare si dhe urbanistikës në qytetet kryesore te vendit, që ka sjellë dëme të pallogaritëshme, duke i quajtur ato një masakër që i është bërë kësaj trashëgimie. Në fjalën e tij, kryeministri paraqiti angazhimin e qeverisë për hartimin brenda dy vjetësh të strategjisë kombëtare për urbanizimin sipas standarteve ndërkombëtare. Ai kërkoi më shumë përgjegjësi në vendimmarrjen e këshillit për shqyrtimin dhe miratimin e akteve të rëndësishme që i hapin rrugë thellimit të koncepteve dhe i paraprijnë zhvillimeve urbane në përqasje me standartet evropiane. Ne jemi të vendosur, tha kryeministri, që ky proces t'i paraprijë një urbanizimi modern në shkallë kombëtare në përputhje me integrimin rajonal dhe atë global të vendit dhe të ballkanit në Evropë.

Më pas mbledhja e Këshillit të KRRTRSH-së, u mor me shqyrtimin dhe miratimin e projekteve.

Kështu, u miratua, studimi urbanistik për zgjerimin e vijës kufizuese të qytetit të Librazhdit. Ky studim është paraqitur nga Bashkia Librazhd për të përmirësuar situatën urbanistike në qytet. Gjithashtu u miratua studimi urbanistik, shesh dhe leje ndërtimi për objektin "Treg i shitjes me shumicë për fruta-perime në qytetin e Lushnjes.

Këshilli adoptoi edhe vendimin për një shesh dhe leje ndërtimi për rrugën Elbasan-Librazhd. Studimi parashikon rehabilitimin e këtij segmenti rrugor dhe bën pjesë në aksin kryesor kombëtar Lindje-Perëndim. Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kooperacioni Italian dhe Iniciativa e Evropës Qendrore.

U miratua vendimi për dhënien e sheshit dhe leja e ndërtimit për puset e naftës në fshatin Marinëz, me investitor "Anglo-Albanian Petrolium LTD". Objektivi i këtij studimi është përcaktimi më i mirë i disa parametrave të rëndësishëm në vendburimin e naftës Patos-Marinëz, të cilët do të përdoren për projektimin dhe planifikimin e "Projektit Afatgjatë të Zhvillimit të Vendburimit," për të siguruar zhvillimin optimal të tij. Për këtë projekt dhe për shfrytëzimin e tij është bërë marrëveshja edhe me shoqërinë shtetërore të naftës.

Kryeministri Fatos Nano, kërkoi koordinim të institucioneve për përcaktimin e vend-transferimit përfundimtar të fushës së aeroportit, i cili është një objekt shumë i nevojshëm për të ardhmen turistike te qytetit të Vlorës. Gjithashtu Kryeministri kërkoi një koordinim më të mirë të institucioneve për programimin e venddodhjes së portit të ri turistik të Vlorës dhe për të ardhmen e portit aktual të qytetit.

Këshilli shqyrtoi edhe projektvendimin për dhënien e lejeve të ndërtimit në Qendrat e qyteteve kryesore. Pasi u vu në dukje gjendja e ndërtimeve dhe situata e rënduar urbane në të gjitha qytetet tona dhe në veçanti, në qytetet e kategorisë së parë (Tirana, Shkodra, Lezha, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja, Kavaja, Vlora Korça, Pogradeci, Saranda, Gjirokastra , Berati), duke u paraqitur edhe një material i zgjeruar fotografik i ndërtimeve problematike në qendrat e këtyre Qyteteve, Këshilli pasi diskutoi gjatë vendosi: Të mos jepen leje ndërtimi në qendrat e qyteteve pa u bërë dhe miratuar në KRRTRSH-së, studimet e reja të tyre.

Në kuadrin e ndërtimit të shtetit ligjor që kërkon një administratë të mirëstrukturuar në vite që ndjehet nevoja nga institcionet shtetërore për zgjerimin e ambjenteve për shumë prej administratave vendore dhe organizma të reja të ngritura rishtaz. Për vetë karakterin e tyre, këto ndërtime duhet të gjenden në qendrat e qyteteve apo pranë tyre. Në këtë kuadër të gjitha qyetet i ndjejnë këto mangësi por masat e marra janë gjysmake apo inegzistente. Më tepër i ndjen këto mangësi Kryeqyteti, i cili është njëkohësisht dhe qendra administrative e vendit. Përgjithësisht objektet më përfaqësuese të të gjithë brezave ndodhen përreth qendrave të qyteteve. Por për shkak të ndërhyrjeve pa asnjë kriter, këto qytete po shndërrohen në qytete pa identitet dhe veçanti arkitektonike. Në kuadrin e orientimeve afatgjata të vendit tonë në fushën e turizmit, kjo humbje identiteti dhe origjinaliteti, rezulton me pasoja negative në këto objektiva. Deri më sot, asnjë nga ndërtimet e bëra në qendrat e qyteteve, në këto 10 vitet e fundit, pa u mbështetur në studime të miratuara, nuk ka rezultuar i suksesshëm nga pikëpamja e integrimit urban. Do të mjaftonte ky fakt për të demonstruar bërjen e studimeve të plota për këto zona.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›