E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbas takimit me stafin drejtues së Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe disa inspektimeve në objekte të rëndësishme në ndërtim e sipër, sot Ministri i Transporteve dhe Telekomunikaci

Mbas takimit me stafin drejtues së Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe disa inspektimeve në objekte të rëndësishme në ndërtim e sipër, sot Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve z.Spartak Poçi shkoi në Aeroportin "Nënë Tereza" ku zhvilloi takime pune dhe njohjeje me drejtues e punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, të Alb-Transportit dhe Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror.
Ministri Poçi pasi u njoh nga drejtuesit kryesorë me arritjet e deritanishme dhe problemet që pengojnë progresin e mëtejshëm, vlerësoi pozitivisht këto arritje (si realizimin e të ardhurave, modernizimin e terminalit të ri të pasagjerëve etj., si dhe dha porosi e detyra të detajuara:
- Kërkoi rritjen e sigurisë aeroportuale, kualifikimin e mëtejshëm të personelit të shërbimit dhe mbështetjen me pajisje përkatëse
- Përcaktimin rigoroz të territorit të Aeroportit dhe zgjidhjen e problemit të pronësisë dhe të punësimit në të. (Ka ende familje që duhet të kompensohen për pronat që kanë brënda territorit të aeroportit)
- Ndërhyrjen urgjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe të rritjes së nivelit të shërbimit duke pasur si synim kryesor terminalin e ri sipas masterplanit.
- Përcaktoi si objektiv kryesor zbatimin e Master-Planit të aeroportit të Rinasit dhe Master-planit të Menaxhimit të Trafikut Ajror.
- Kërkoi përshpejtimin e ritmeve të aderimit në Konventa të ndryshme ndërkombëtare duke përgatitur për miratim paketën e akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim.
- Në vijim, Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve do të zhvilloi takime pune dhe njohjeje në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, në Portin Detar të Durrësit dhe në akse rrugore në ndërtim e sipër, si në Kakavijë – Gjirokastër etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›