Sot zv/Kryeministri dhe Minister i Puneve të Jashtme, Ilir Meta u nis për një vizitë pune në Danimarkë. Ne qender të kësaj vizite është takimi me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Per S
Sot zv/Kryeministri dhe Minister i Puneve të Jashtme, Ilir Meta u nis për një vizitë pune në Danimarkë. Ne qender të kësaj vizite është takimi me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Per Stig Myler dhe me personalitete te tjera te larta me te cilët do të diskutohen probleme të bashkepunimit dypalësh, ceshtje të rajonit, si dhe perspektivat e hapjes se negociatave të stabilizim- asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kur dihet që Danimarka është presidente e radhës së Bashkimit Evropian
Bashkepunimi mes të dy vendeve në dhjetë vitet e fundit ka qenë shumë i mirë dhe vazhdimisht në rritje, çka është reflektuar edhe në hapjen e Përfaqësisë Diplomatike së Danimarkës tre vjet më parë në Tiranë si dhe hapjes së Përfaqësisë Diplomatike të Shqipërisë ditët e fundit në Danimarkë.
Mbështetja që Danimarka i ka dhënë zhvillimit të demokracisë dhe integrimit të saj Euroatlantik, ka qenë e gjithanshme, ku mund të përmendet, një shumë prej 30 milionë USD si ndihmë në fushat e Drejtësisë, Pushtetit Vendor, Shoqërisë Civile, arsimit etj.
Shenjë e interesit të Danimarkës për Shqipërinë është fakti që Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që përfiton ndihmë direkte nga ana e Danimarkës.