E Diel, 1 Nëntor 2026

Si demokraci e re Shqiperia eshte krenare qe qendron perkrah Shteteve te Bashkuara, Mbreterise se Bashkuar dhe te tjereve ne Koalicionin e Vullnetit per te carmatosur Irakun nga armet e shkaterrimit n

Si demokraci e re Shqiperia eshte krenare qe qendron perkrah Shteteve te Bashkuara, Mbreterise se Bashkuar dhe te tjereve ne Koalicionin e Vullnetit per te carmatosur Irakun nga armet e shkaterrimit ne mase dhe per t'i dhene lirine popullit te shumevuajtur iraken.

Ne Shqiptaret jemi nje komb i luftetareve per liri, qe di cdo te thote te jetosh nen represion. Kjo eshte arsyeja pse ne i mbeshtesim pa rezerva perpjekjet e udhehequra nga Shtetet e Bashkuara per te cliruar popullin iraken. Edhe pse jemi nje vend i vogel me nje ushtri te vogel, ne jemi krenare qe qendrojme krah per krah me aleatet tane ne luften per t'i dhene fund mbreterimit te terrorit ne Bagdad.

Tani qe lufta filloi, ne jemi te bindur se komandot Shqiptare do te permbushin me sukses misionin e tyre. Gjithashtu, ne jemi krenare qe kemi vene ne dispozion dhe pa kushte te ketij Koalicioni hapesiren tone ajrore, detare dhe tokesore.

Historia eshte e lashte. E vetmja gje e re ne histori jane Shtetet e Bashkuar te Amerikes. Amerika eshte i vetmi vend ne bote qe eksporton liri. Kur e ka kerkuar historia, Shtetet e Bashkuara kane qene te gatshme te paguajne cmimin me qellim qe te clirojne te shtypurit, madje edhe ne shtetet kundershtare te saj.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes sollen lirine dhe demokracine ne Japoni dhe Gjermani, pas dorezimit te tyre ne Luften e Dyte Boterore. Ata rindertuan shoqerite dhe institucionet e lira demokratike te ketyre shteteve. Ata ndihmuan ne rrezimin e Murit te Berlinit duke pershpejtuar proceset e shderrimeve demokratike ne Europen Qendrore dhe Lindore. Ata rralle kane kerkuar shperblim per kete. Tani Shtetet e Bashkuar dhe Koalicioni i Vullnetit po sjell lirine ne Irak.

Dhe kur ky Koalicion te permbushe misionin e tij, do te jete koha e Koalicionit te Ndertuesve, per te riparuar dhe rindertuar Irakun ne emer te lirise.

Ne jemi krenare qe jemi rreshtuar ne krahun e lirise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›