E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Nderministror i Politikave te Sigurise Kombetare i mbledhur sot ne mbremje nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano ka diskutuar mbi rritjen e efikasitetit te strukturave antiterror, rritjen

Komiteti Nderministror i Politikave te Sigurise Kombetare i mbledhur sot ne mbremje nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano ka diskutuar mbi rritjen e efikasitetit te strukturave antiterror, rritjen e kapacitetit te tyre, si dhe pergatitjen e kuadrit te plote ligjor qe do te beje te mundur funksionimin e plote te te gjithe hallkave te shtetit shqiptar ne luften antiterror.

Ne cilesine e Ministrit te Rendit Luan Rama ka njohur te pranishmit me realizimin e detyrave nga strukturat policore dhe njesite ne varesi te saj, si dhe nevojen per bashkerendim te plote te te gjithe strukturave te perfshira.

Ministri Rama duke u ndalur veçanerisht ne Qendren Antitrafik te Vlores shprehu edhe njehere qartazi perpjekjet e vazhdueshme te Qeverise Shqiptare per te afruar te gjithe lehtesite dhe kontributet e nevojshme per ta shnderruar kete qender ne nje Qender Nder-rajonale te luftes kunder trafikut te qenieve njerezore dhe per ta pershtatur ate edhe me luften kunder terrorizmit.

Ne kete takim autoritetet e larta jane shprehur per bashkeveprim te te gjitha strukturave pergjegjese ne luften kunder te gjitha fenomeneve qe stimulojne krimin e organizuar, trafiqet e te gjitha llojeve, evazionin fiskal, ashtu dhe pastrimin e parave etj.

Kryetari i Sherbimit Informativ Kujtim Hysenaj,ka nenvizuar punen qe po bejne strukturat e ketij sherbimi ne bashkepunim me agjencite e specializuara te vendit dhe ato nderkombetare per te evidentuar dhe goditur individe te cilet kane lidhje me aktet terroriste.

Ministri i Drejtesise Spiro Peçi ka theksuar se eshte tashme gati projektligji per pastrimin e parave dhe se shpejti ai do te paraqitet per vendimarrje ne Keshillin e Ministrave, ashtu sikurse po veprohet ne menyre ligjore per te evidentuar rastet e gjyqtareve, te cilet kane vepruar ne kundershtim me ligjin.

Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko informoi per gjendjen e pergatitjes se trupave komando per pjesemarrjen e tyre ne operacionet ne mbeshtetje te paqes ne Irak.

Ministri u shpreh se trupat komando te cilat do te shkojne ne kete mision kane pergatitjen dhe pervojen e duhur edhe nga pjesemarrja ne misionet paqeruajtese te zhvilluara me pare.

Ne kete takim autoritetet percaktuan detyra konkrete per te intensifikuar me tej luften dhe mekanizmat kunder terrorizmit ne kuader te goditjes globale kunder ketij fenomeni.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›