E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në orën 19.00 nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano filloi mbledhja e radhës Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratruan një sërë vendime e projektligje. Këshilli i

Sot në orën 19.00 nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano filloi mbledhja e radhës Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratruan një sërë vendime e projektligje.

Këshilli i Ministrave ne mbledhjen e tij te sotme lidhur me "Projektvendimin për lejimin e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugeve që të përdorë procedurën Prokurim i drejtpërdrejtë per "Rikonstruksion i Urës së Bunës, Shkodër", duke patur parasysh situaten, ku sot pasdite kane filluar punimet nga forcat xheniere te Ministrise se Mbrojtjes, si dhe nevojen e nje zgjidhjeje te qendrueshme ne kohe, i kerkoi Ministrise se Transporteve dhe Ministrise se Mbrojtjes qe brenda dites se neserme, dt.4 tetor 2002, te sjellin nje projekt te perbashket nderhyrjesh qe te garantojne shpejtimin dhe cilesine e punimeve, kosto optimale si dhe transparence maksimale te shpenzimeve perballe taksapaguesve.

Këshilli i Ministrave adoptoi projektligjin "Për një shtesë në ligjin nr. 7928.dt. 27.4.1995, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", me ndryshimet e mëvonëshme. Pas nenit 25/4, shtohet neni 25/5 me këtë përmbajtje;
"Përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar furnizimet falas, si ndihmë për situatat e përcaktuara sipas ligjit nr.8756, dt. 26.3. 2001, "Për emergjencat civile".
Përballimi i situatave të emergjencës civile kërkon edhe ndihmesën e biznesit privat. Mjaft prej biznesmenëve kanë ndërmarrë veprime konkrete për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga rreshjet e 22 shtatorit e në vazhdim, duke dhuruar mjete monetare dhe materiale. Por bizneset që i inënshtrohen Tatimit Mbi Vlerën e shtauar (TVSH), detyrohen nga ligji në fuqi që, edhe për ndihmat falas, të paguajnë këtë tatim. Prandaj qëllimi i miratimit të shtesës në ligji është që të inkurajohen iniciativat private për përballimin e pasojave të emergjencave civile. Neni parashikon që furnizimet falas të mallrave për Drejtorinë e Përgjithëshme të Rezervave të Shtetit si ndihmë për situatat e përcaktuara nga Ligji nr. 8756 dt. 26.3. 2001 "Për emergjencat civile", të konsiderohen si furnizime të përjashtuara. Me këtë akt synohet që t'í jepet një zgjidhje afatgjatë përballimit të emergjencave civile që mund të ndodhin në të ardhmen.

Këshilli i Ministrave adoptoi sot vendimin "Për miratimin e Programit Kombëtar Vjetor 2002-2003, të Planit të Veprimt për anëtarësimin në NATO". Ky program përmban progresin e arritur nga vendi ynë si vend aspirant për përmbushjen e objektivave për anëtarësimin në NATO për çështjet politike, ekonomike, ushtarake e të mbrojtjes, çështjet e burimeve, çështjet ligjore dhe çështjet e sigurimit të informacionit. Ai paraqet gjithashtu objektivat që do të arrihen gjatë ciklit të ardhshëm për realizimin e tyre.
Nëpërmjet Planit të veprimit për Anëtarësimin në NATO, Shqipëria synon që të përmbushë standartet e anëtarësimit në Aleancë, duke u angazhuar të arrijë disa objektiva si: Të forcojë institucionet demokratike dhe rolin e tyre në shoqëri, të vazhdojë të konsolidojë shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut, të konsolidojë kontrollin civil demokratik mbi forcat e armatosuara dhe të përmbushë objektivat për ristrukturimin e tyre, të vazhdojë të përmirësojë dhe modifikojë legjislacionin kombëtar me qëllim që ta harmonizojë atë me standartet e Aleancës.

Këshilli i Ministrave vendosi "Heqjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në disa qarqe të vendit dhe vazhdimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në disa komuna të qarqeve Lezhë dhe Shkodër".

Me angazhimin maksimal të Këshillit të Ministrave, Komitetit Ndërministror të Emergjncës Civile, Ministrive përkatëse, Shtabeve të Emergjencës në prefektura dhe të Organeve të Qeverisjes vendore, me kontribitin e shumë donatorëve vendas dhje të huaj, ndihmën humanitare të disa qeverive (greke, turke, italiane, japoneze) dhe me përmirësimin e kushteve të motit, gjendja emergjente dhe e fatkeqësisë natyrore në qarqet Lezhë e shkodër, dibër dhe Kukës, është përmirësuar ndjeshëm duke ju afruar normalitetit.

Në shumicën e bashkive dhe të komunave tani nuk ka situata emergjente, pasi janë zgjidhur mjaft probleme, si kthimi i familjeve te evakuara në banesat e tyre, është siguruar furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, funksionojnë të gjitha hidrovoret dhe shumica e kanalizimeve,m janë pastruar rrugët qytetëse, janë hapur rrugët rurale, janë dhënë ndihma humanitare për familjet e dëmtuara etj.
Këshilli i Ministrave vendosi të lerë në situata emergjente dhe fatkeqësise natyrore disa fshatra të komunave të qarkut Lezhë, si Komuna Balldre, Dajç, Fushë Kuqe, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen dhe te disa komunave te Qarkut të Shkodrës si; Komunat Hajmel, Velipojë, Dajç dhe Vig-Mnellë.

U miratua vendimi "Per shperndarjen e 1000 tone cimentoje, dhuruar Qeverise Shqiptare nga shoqeria "Seament". Ne kuadrin e ndihmave qe i jane akorduar Qeverise Shqiptare, per te perballuar demet e shkaktuara nga permbytjet e shirave te fundit, te cilet preken pothuajse te gjithe territorin e vendit, jane edhe 1000 tone cimento te dhuruara nga firma libaneze "Seament".
Duke analizuar demtimet e shumta ne sistemin rrugor kombetar Kwshilli i Ministrave vendosi qe kjo sasi cimentoje t'u shperndahet Drejtorive Rajonale te Mirembajtjes se Rrugeve per te bere riparimet e mjaft veprave te artit dhe urave te demtuara nga keto permbytje.
Konkretisht sasia prej 1000 tone cimento te shkoje ne keto Drejtori Rajonale:

Drejtoria rajonale Rrugore Tirane 100 tone
Drejtoria Rajonale Rrugore Shkoder 150 tone
Drejtoria Rajonale Rrugore Kukes 120 tone
Drejtoria Rajonale Rrugore Diber 70 tone
Drejtoria Rajonale Rrugore Vlore 150 tone
Drejtoria Rajonale Rrugore Korce 110 tone
Drejtoria Rajonale Rrugore Gjirokaster 200 tone
Drejtoria e Riparimit te Mjeteve e Furnizimit 100 tone

Një tjetër vendim i rëndësishëm që adoptoi sot Këshillii Ministrave ne mbledhjen e tij të radhës është edhe ai "Për miratimin e kontratës koncensionare të formës "Rot", ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës dhe Ministrisë së Ekonomisë, nga njëra anë dhe Shoqërisë Italiane "ESSEGEI",s.r.I,nga ana tjetër për hidrocentralet vendore".
Vendimi i jep përparësi investimit për rehabilitim e ristrukturim të objekteve, duke synuar prodhimin e energjisë elektrike në parametrat nominalë, nisur nga fakti që në tërësi këta objekte aktualisht janë degraduar ose nuk funksionojnë. Investimi prej 8 milionë USD gjatë 6 vjetëve të parë 2002-2006, do të sigurojë një prodhim vjetor prej 38 milion kWh.

"Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Substancat Psikotrope 1971", ishte projektligji tjetër që u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ky projektligj ka si qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1971 "Për Substancat Psikotrope", e cila rregullon veprimtarinë për marrjen e masave të kontrollit mbi trafikun e paligjshëm dhe disiplinimin e veprimtarive të ligjshme në lidhje me lëndët psikotrope. Ky projektligj rrjedh nga angazhimi i vendit tonë për përafrimin e legjislacionit me atë të vendeve Euro- Atlantike. Po ashtu ky projektligj shpreh edhe vullnetin e shtetit shqiptar për një luftë sa më efektive kundër krimit të organizuar në tërësi dhe në mënyrë të veçantë kundër krimeve në fushën e drogës.
Aderimi në këtë Konventë ka rëndësis të madhe veçanërisht përsa i përket aspektit ndërkombëtar, pasi kjo, jo vëtëm që do ta rëndisë Shqipërinë në krah të vendeve që kanë shprehur vullnetin e mirë në luftën kundër krimeve në fushën e drogës, por do të realizojë njëkohësisht edhe angazhimet dhe objektivat qe janë marrë nga ana e Qeverise shqiptare në këtë drejtim. Aderimi në këtë konvetë gjithashtu do të ndikojë ndjeshëm edhe në veprimtarinë e strukturave shtetërore e veçanërisht të atyre të Policisë së Shtetit në forcimin e luftës kundër krimeve në fushën e dogës.

U miratua vendimi "Per miratimin ne parim, te marreveshjes se huase se financimit dhe projektit, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Kreditanstalt Fur Wiederaufbau (KfW), per projektin "Fondi i Investimeve Sociale-II".

Projekti "Fondi i Investimeve Sociale –II" eshte faza e dyte e te njejtit projekt qe zbatohet nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar (4 milion DM ne formen e grantit) dhe ka si objektiva:
- financimin e afro 20 nenprojekteve te infrastruktures se vogel lokale sipas prioriteteve qe do te percaktohen nga vete komunitetet lokale dhe pushtetet vendore: nga keto 4 ne rajonin e Parkut Kombetar te Prespes,
- punesimin e perkoheshem ne zonat e projektit,
- rritjen e pjesemarrjes se komuniteteve lokale ne zgjidhjen e problemeve social-ekonomike te zones,
- rritjen e bashkeveprimit midis komunave dhe administrates se Parkut Kombetar te Prespes per ruajtjen e resurseve natyrore dhe biodiversitetit.

Ne fazen e II te projektit, ne ndryshim nga faza e I eshte percaktuar nje komponent i vecante per aktivitetet ne Rajonin e Parkut Kombetar te Prespes, PKP, qe ka per qellim te kontribuoje ne mbrotjen e resurseve natyrale dhe biodiversitetit ne kete zone.
Projekti do te shtrihet ne te gjithe vendin dhe perputhet me objektivat e Strategjise per Zhvillimin Ekonomik dhe Uljen e Varferise.

Një projektligj tjetër që miratoi sot Këshilli i Ministrave është edhe ai "Për trajtimin e faturave tatimore të ujit si titull ekzekutiv". Ky projektligj ka si qëllim trajtimin e faturës së ujit të pijshëm "Titull ekzekutiv", i cili nenkupton pagimin e detyrueshëm të faturave të ujit të pijshëm nëpërmjet një urdhëri të lëshuar nga ndërmarrja e ujësjellësit që do të ekzekutohet nga zyrat e përmbarimit dhe do të sjellë një ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjeve.
Ky projektligj u krijon një mundësi të re ligjore ndermarrjeve të ujësjellësit për menaxhimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Gjithashtu në mbledhjen e tij Këshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin "Për njësitë e matjes dhe kontrollin e mjeteve matëse (Metrologjike)". Objekti i këtij projektligji vendos rregullat për organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e metrologjisë në vendin tonë, për përdorimin e Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve (SI), si dhe për kontrollin e mjeteve matëse, pra ridimensionimi i detyrave që ka metrologjia në vendin tonë. Ligji i mëparshëm i miratuar para 10 vjetëve ka përballuar me sukses fazën e tranzicionit, por zhvillimi i ekonomisë sonë në përshtatje me kushtetutën, me strategjine e decentralizimit të pushtetit vendor dhe me detyrimet që rrjedhin nga pranimi në Organizatën Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore (OIML) doli e domosdoshme rishikimi i këtij ligji dhe hartimi i një projektligji të ri.
Projekligji që u miratua përcakton rregulla më të plota për organizimin dhe funksionimin e metrologjisë, të cilat do t'u përgjigjen më mirë nevojave të zhvillimit aktual dhe perspektiv të ekonomisë të vendit tonë. Me anën e këtij projekligji krijohen hapësirat e duhura ligjore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve, për rritjen e cilësisë së prodhimeve vendase, për heqjen e barrierave teknike në marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera për të zhvilluar shkencën e metrologjise në mbështetje të zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë.
Nisur nga veprimtaria tërësore e këtij institucioni me shtrirje në të gjithë territorin e vendit dhe si institucion i vetëm në Shqipëri, Drejtoria e Kombëtare e Metrologjisë dhe e Kalibrimit që ekziston sot të emërtohet Drejtoria e Përgjthëshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit.

Sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratua edhe vendimi "Per lejimin e Ministrise se Mbrojtjes te perdore proceduren "prokurim i drejtperdrejte", per riparimin e teknikes se aviacionit". Ky vendim ka si qellim qe ndermarjet qe jane te specializuara ne industrine ushtarake dhe e destinuar per riparimin e teknikes se aviacionit siç eshte Uzina e Riparimit te Aviacionit ne Kuçove te jete aktive. Keto punime s'mund te realizohen nga ndermarje te tjera shteterore apo private ne vend. Per keto arësye "prokurimi i drejtperdrejte" me kete ndermarje, eshte e vetmja procedure e pershtatshme sepse vetem ajo mund te realizoje per ushtrine, riparimin e kesaj teknike ne kohe, sasi dhe me cilesi, duke garantuar edhe ruajtjen e sekretit ushtarak.

Projektligji tjetër që adoptoi sot Këshilli i Ministrave është ai "Për disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin "Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Reciprok". Ky projektligj është i domosdoshëm në kushtet e vendit tonë, sidomomos në sektorin e bujqësisë, ku për shkak të madhësisë së fermës apo dhe teknologjive të vjetra të punimit merren rendimente të ulëta dhe me kosto të lartë për njësi. Kjo bën që konkurenca në treg të jetë e vogël dhe shpesh e papërballueshme nga mallrat agro-ushqimorë të importit. Ndyshimet dhe shtesat që i bëhen ligjit ekzistues synojnë krijimin e hapësirave e lehtësirave për formimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Reciprok, (SHBR-ve), t'i bëjë ato më fleksible në kushtet e vendit tonë, të lënë më shumë hapësirë që marrëdhëniet ekonomike të anëtarëve të SHBR-ve të përcaktohen në statusin e shoqërisë.
Në këtë projektligj nuk preket konceptimi i shoqërisë si formë e vecantë private për realizimin e veprimtarisë së lirë ekonomike mbi bazën e vullnetit të ortakëve si dhe pavarësia ekonomike e juridike nga shteti dhe as qëllimi kryesor i shoqërisë që është nxitja e veprimtarisë ekonomike të cdo anëtari. Me ndryshimet që bëhen projektligji ruan formën e një ligji kuadër ku fiksohen parimet kryesore, ndërsa problemet e veçanta të shoqërisë, për fusha veprimtarie specifike, mund të zgjidhen nëpërmjet statuteve të shoqërive të ndryshme ose me ligj të veçante. Eshte hequr kufizimi i veprimtarisë së shoqërisë 99 vjet, pasi në vendet e BE-së nuk ekziston një kufizim i tillë. Numri i anëtarëve të një shoqërie është reduktuar nga 7 në 3.

U miratua dhe projektligji "Për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Agjencinë Ndërqeveritare të Frankofonisë". Vendi ynë, me kërkesë të Qeverisë, paraqitur nga Presidenti i Republikës, në Samitin e Monktonit (Kanada) shtator 1999, u pranua anëtare shok në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF). Shqipëria në nëntor të vitit 1999, u pranua nga Konferenca Ministrore e Frankofonisë në Paris, anëtare e Agjencisë Ndërqeveritare të Frankofonisë (AIF), që është operatori kryesor i OIF.
Projektligji që në nenin 1 përcakton: "Republika e Shqipërisë anëtarësohet në Agjencinë Ndërqeveritare të Frankofonisë".
Kjo organizatë po afirmohet në mënyrë progresive në botën politike-diplomatike.

Qeveria miratoi sot projektligjin "Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëprodhimit Kinematografik, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane".
Kjo marrëveshje i hap rrugë bashkëpunimit në fushën e kinematografisë midis dy vendeve dhe nxit e favorizon bashkëprodhimet kinematografike që do të gëzojnë të drejta të plota dhe përparësitë e filmave kombëtarë. Marrëveshja përcakton që, të dyja palët, duke respektuar legjislacionin e të dy vendeve, do të lehtësojnë hyrjen e qëndrimin në territorin përkatës, të personelit artistik dhe teknik të palës tjetër. Sipas marrëveshjes, filmat e realizuar në bashkëprodhim kur paraqiten në veprimtari ndërkombëtare, do të paraqiten me diçiturën "Bashkëprodhim Shqiptaro-Italian".

Këshilli i Ministrave adoptoi edhe vendimin "Për një ndryshim në vendimin nr. 775, datë 28.10.1996, të KM, "Për krijimin e Këshillit Kombëtar të Ujit", me ndryshimet përkatëse. Këshilli Kombëtar i Ujit përbëhet nga 10 anëtarë: Kryeministri- kryetar, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit,- zëvendëskryetar, Ministri i Financave, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Minisrti i Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Ekoomisë, Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministri i Mjedisit, - anëtarë. Përbërja e Këshiilit Kombëtar të Ujit është e lidhur me përbërjen e Këshillit të Ministrasve. Krijimi i Qeverisë së re shtron nevojën e ndryshimit të përbërjes së këtij këshilli në funksion të saj.

Në mbledhjen e tij të sotme Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin ``Për një ndryshim në vendimin nr. 371, datë 4.8.1999, të Këshillit të Ministrave `` Për kriteret dhe kompetencat në fushën e standartizimit, certifikimit dhe akreditimit``. Ndyshimi në këtë vendim konsiston në faktin se tani e pas Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit, sipas kërkesave të të interesuarve, private dhe shtetërore, organizon grupe pune për kryerjen e ekspertizave për standartet, si edhe faktin se tani e pas për këto shërbime ka tarifa të përcaktuara për kryerjen e tyre.
Ky ndryshim ishte bërë i nevojshëm edhe për faktin se kërkesa të shumta vinin në këtë drejtori nga subjekte dhe qytetarë të natyrave të ndryshme për kryerjen e ekspertizave në fushën e standarteve dhe ekspertizave, të cilat tashme, me miratimin e këtij vendimi, do të kryehen duke u bazuar në një bazë ligjore;

Një vendim tjetër që Qeveria miratoi sot eshtë edhe ai ``Për kushtet e dhënies së autorizimit zyrtar dhe rregullat e ndërmejtësimit në sigurime dhe risigurime``. Vendimi i mësipërm është marrë duke patur parasysh eksperiencën e deritanishme në vendin tonë të tregut të sigurimeve, por edhe duke shfrytëzuar eksperiencën dhe literaturën ndërkombëtare të kësaj fushe. Ky vendim ka paraqitur: Sistemin e ndërmjetësve; kushtet që ato duhet të plotësojnë për të marrë atributet e ndërmjetësit; të drejtat dhe detyrimet e tyre si ndaj klientëve, shoqerisë së sigurimit apo KMS; rastet dhe mënyrën e pajisjes me Autorizim Zyrtar për ushtrimin e aktivitetit të ndërmjetësimit; rastet e tërheqjes së tij; të drejtën e ankimit apo të të autorizuarve, kundër vendimit të KMS.
Në këtë vendim është shtuar edhe koncepti i lejes për fillimin e aktivitetit të ndërmjetesimit ne sigurime. Kjo është bërë me qellim që të disipliniohet sa më mirë tregu i sigurimeve për të ushtruar këtë lloj aktiviteti dhe që përmbushin kërkesat e këtij VKM. Në këtë mënyrë mendohet se mbikqyrja dhe kontrolli i veprimtarisë së drejtpërdrejtë të ndërmjetësve, por edhe të shoqerive që operojnë nëpërmjet tyre do të jetë më efikase.

Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratua edhe vendimi "Per disa ndryshime ne vendimin nr.337, date 15.7.1999, te KM, "Per krijimin e Komisionit Qeveritar per problemet ujore me vendet fqinje" me ndryshimet perkatese. Aktualisht, Komisioni Qeveritar per Problemet Ujore me vendet fqinje, ka ushtruar veprimtarine e tij ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.337, dt 15.07.1999 "Per krijimin e Komisionit Qeveritar per problemet ujore me vendet fqinje", ndryshuar me VKM Nr.635, dt 21.11.2001. Anetaret e ketij komisioni jane perfaqsues te disa Ministrive dhe Dikastereve Qendrore. Me ndryshimet ne strukturen e Keshillit te Ministrave, lindi nevoja e reflektimit te tyre ne perberjen e tij. Ky vendim ndryshon vendimin e siperpermendur ne pershtatje me strukturen e re te Keshillit te Ministrave.

U miratua gjithashtu edhe vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.727, date 19.11.1998, te Keshillit te Ministrave, "Per krijimin e Komitetit te Sigurise se Aviacionit Civil per Aeroportin". Domosdoshmeria per ndryshime ne drejtim te permiresimit te ketij vendimi, ka dale pas ngjarjeve te 11 shtatorit 2001, kur orientimet e Organizates Nderkombetare te Aviacionit Civil dhe te Konferences Europiane te Aviacionit Civil, ngarkojne totalisht me pergjegjesi shtetin per sigurine ne Aeroporte, si pjese e sigurise se Aviacionit Civil. Pas 11 shtatorit, Aeroporti yne iu nenshtrua nje auditimi per sigurine, nga Konferenca Europiane e Aviacionit Civil.
Ne kushtet e funksionimit te Aeroportit Nderkombetar "Nene Tereza" si Shoqeri Anonime, Keshilli i Ministrave miratoi sot Komitetin e Sigurise se Aviacionit Civil per Aeroportin", si dhe ndryshimet perkatese ne vendimin ekzistues per funksionimin e ketij Komiteti duke iu referuar ndryshimeve te rekomanduara ne aktin e kontrollit te ECAC dhe legjislacionit tone.

Sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratua vendimi "Per rishperndarjen e fondeve buxhetore te vitit 2002, nga Ministria e Ekonomise ne Ministrine e Puneve te Jashtme ", per pagat e punonjesve te Sekretariatit te Paktit te Stabilitetit qe kaluan nga Ministria e Ekonomise ne Ministrine e Puneve te Jashme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›