E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano urdheroi te merren masa te menjehershme per levizjen e shtetasve dhe automjeteve ne kufijte Shqiperi- Mali i Zi pas shembjes se pjesshme te Ures mbi lumin Buna. Kryeministri k

Kryeministri Fatos Nano urdheroi te merren masa te menjehershme per levizjen e shtetasve dhe automjeteve ne kufijte Shqiperi- Mali i Zi pas shembjes se pjesshme te Ures mbi lumin Buna.
Kryeministri ka urdheruar strukturat e Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit te paraqesin ne buxhetin e shtetit 2003 projektin prej 3.4 milione dollare per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi
Kryeministri Fatos Nano eshte njohur sot ne mengjes permes informacioneve te ardhura nga Shtabi i Emergjernces Civile qe funksionon ne Prefekturen e Shkodres kryesuar nga Prefekti Gjergj Liqejza per shembjen pjesore te Ures mbi lumin Buna, ure e rendesishme, e cila siguron levizjen e shtetasve dhe mallrave ne kufijte Shqiperi- Mali i Zi.
Demtimi ka ardhur si pasoje e rreshjeve te shumta, si pasoje e moszbatimit te rregullave te levizjes se makinave me tonazh te rende mbi te si dhe per arsye te konsumimit.

Menjehere Kryeministri Nano ngarkoi me ndjekjen e kesaj çeshtjeje Ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko, Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poci dhe Ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi. Kryeministri urdheroi te evidentohen demet e shkaktuara dhe te gjenden urgjentisht mekanizmat per eleminimin e pasojave.

Po me urdher te Kryeministrit, Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit eshte ngarkuar qe te aktivizoje projektin per ngritjen e nje ure plotesisht te re, per zgjidhjen perfundimtare te levizjes se shtetasve dhe mallrave ndermjet dy kufijve. Ky projekt kap vleren 3.4 milion dollare dhe do te paraqitet ne buxhetin e vitit 2003.
Ndersa per nje zgjidhje imediate te problemit kane shkuar sot ne Shkoder Ministri Poci si dhe strukturat perkatese te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te ndihmuara edhe nga forcat italiane prane KFOR-it, per te siguruar kalimin e qytetareve dhe automjeteve te lehta permes ngritjes se nje ure te tipit bejli.

Nderkaq Kryeministri Fatos Nano ka urdheruar strukturat perkatese te sigurojne urgjentisht transportin ujor te qytetareve pa pagese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›