E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Nderministror I Emergjences Civile eshte mbledhur sot ne mbremje nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ministrat e angazhuar ne kete Komitet kane informuar se eshte perfunduar vleresim

Komiteti Nderministror I Emergjences Civile eshte mbledhur sot ne mbremje nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano.

Ministrat e angazhuar ne kete Komitet kane informuar se eshte perfunduar vleresimi paraprak i demeve te shkaktuara nga rreshjet e shumta te muajit shtator. Ata informuan Komitetin se gjendja paraqitet e permiresuar ne shume nga zonat e demtuara nga rreshjet dhe po punohet nga te gjitha strukturat shteterore per riparimin e demeve te shkaktuara. Keshtu nuk ka me probleme ne akset kryesore rrugore dhe ne ato rurale. Hekurudhat vazhdojne te funksionojne normalisht. Nuk ka probleme ne fushen shendetesore. Nga 26 mije hektare toke nen uje qe rezultonin ne ditet e para tashme evidentohen vetem 800 ha dhe po vazhdon puna me intensitet te larte per sjelljen e tyre ne gjerndjen e meparshme. Hidrovoret funsksionojne normalisht. Jane hapur shkollat ne te gjitha zonat e demtuara pervec tre shkollave ne tre fashtra te cilet ndodhen akoma nen uje. Nderkaq vazhdon furnizimi i panderpre me ndihma i shtetasve nga te gjitha strukturat shteterore qe jane ngarkuar me shprendarjen e tyre.

Komiteti Nderministror i Emergjences Civile duke vleresuar situaten te permiresuar vleresoi mundesine e zvogelimit te hartes se gjendjes se fatkeqesise natyrore

Ministri i Energjetikes informoi Komitetin se nga prodhimi vendas realizohet pjesa me e madhe e furnizimit te populates me energji elektrike. Komiteti eshte informuar nga Ministrat perkates edhe per identifikimin e zgjidhjeve, pas problemeve te krijuara ne qarkullimin e shtetasve dhe mallrave, pas shembjes se sotme te ures mbi Lumin Buna.
Ministri Poci informoi se ndertimi i ures se tipit "bejli" do te kerkoje tre dite kohe pasi ka veshtiresi qarkullimi nga territori shqiptar per bazen materiale, keshtu qe eshte gjetur nje zgjidhje duke i kaluar keto materiale neper token malazeze. Aktualisht mbi Lumin Buna levizin 2-3 tragete te vegjel per transportin ujor te qytetareve pa pagese.
Ministri I Rrregullimit te Territorit dhe Turizmit Dervishi e njohu Komitetin me punen qe po behet per cmonitimin e impianteve te perpunimit te reres dhe zhavorit te shtreterve te lumenjve, duke evidentuar faktin se jane kontrolluar 126 subjekte nga te cilat 71 prej tyre nuk kane patur dokumentacion te rregullt .

Gjithashtu ne mbledhjene sotme u miratuan edhe tre vendime "Per shperndarjen e ndihmave te ardhura nga biznesi privat vendas ", "Per shperndarjen e ndihmave te Qeverise Italiane dhe Japoneze si dhe "Per shperndarjen e ndihmave te ardhura nga biznesi privat vendas ne Qarkun e Lezhes" .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›