Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Kë këtë mbledhje, e cila pati për tematikë, disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e P

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Kë këtë mbledhje, e cila pati për tematikë, disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, me qëllim rritjen e përmirësimin e luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore, përmirësimin e shërbimit postar në RSH, përmirësimin e rregullores së Gardës së Republikës dhe të strategjisë së zhvillimit të industrisë joushqimore, si dhe miratimin e disa marëveshjeve ndërkombëtare.
Ne mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe këto vendime:
U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit për zhvillimin e rrjetit të transportit rajonal të Europës Juglindore".
Qëllimi kryesor i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i gjithë vendeve të Rajonit për të zhvilluar infrastrukturën kryesore dhe ndihmëse të rrjetit rajonal kryesor të transportit multimodal të Europës Jug- Lindore dhe për të përmirësuar politikat, të cilat lehtësojnë një zhvillim të tillë në këtë Rajon. Bashkëpunimi do të përfshijë zhvillimin e gjithë rrjetit të transportit, mirëmbajtjen (përfshirë masa parandaluese dhe riparime), rindërtimin, rehabilitimin, përmirsimin dhe ndërtimin e ri të infrastrukturës kryesore dhe ndihmëse. Gjithashtu ai do të përfshijë edhe operimin dhe përdorimin e gjithë rrjetit, me qëllim promovimin e llojeve më efikase dhe më pak të dëmshëm për mjedisin në Rajon, si dhe proçedurat administrative dhe rregullatore që kanë të bëjnë me të.
Po kështu Memorandumi i Mirëkuptimit parashikon edhe bashkëpunimin e vendeve të Rajonit edhe në fushën e standartizimit, me qëllim harmonizimin dhe unifikimin sa të jetë e mundur më shumë të rregullave dhe standarteve teknike, që ndikojnë në fluksin e transportit brenda dhe përtej Rajonit, në përputhje me starndartet dhe direktivat e BE-së.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, për asistencë të ndërsjelltë në çështjet doganore"
Kjo Marrëveshje, përveç rëndësisë praktike në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar, institucionalizon bashkëpunimin ndërqeveritar të materializuar në bashkëpunimin e institucioneve të sferës fiskale.
Marrëveshja e Asistencës së Ndërsjelltë në çështjet Doganore parashikon bashkëpunimin, veç të tjerave, në fushat e rëndësishme të mëposhtme:
1. Shkëmbimin e informacionit ndërmjet Administratave Doganore, me qëllim bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të luftës kundër shkeljeve dhe kryesisht për verifikimet A-posteriori apo Para-mbërritjes mbi vlerën, natyrën dhe sasinë e mallrave të importuara;
2. Këmbimin e Personelit Doganor si edhe atashimin e punonjësve ndërlidhës në territoret doganore reciproke me qëllim asistencën, dëshmitë gjatë proçeseve penale lidhur me shkeljet doganore, trajnimin, etj.
3. Investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara apo të dyshuara;
4. Këmbimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave më të suksesshme në luftën kundër shkeljeve doganore.
5. Luftën kundër drogës dhe trafiqeve të tjera të paligjshme.
6. Lehtësimin e proçedurave doganore.
U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë, për bashkëpunim dhe asistencë të ndërsjelltë në çështjet doganore"
Kjo Marrëveshje, përveç rëndësisë praktike në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar, institucionalizon bashkëpunimin ndërqeveritar të materializuar në bashkëpunimin e institucioneve të sferës fiskale.
Marrëveshja e Asistencës së Ndërsjelltë në çështjet Doganore parashikon bashkëpunimin, veç të tjerave, në katër fushat e rëndësishme të mëposhtme :
1. Shkëmbimin e informacionit ndërmjet Administratave Doganore, me qëllim bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të luftës kundër shkeljeve dhe kryesisht për verifikimet A-posteriori apo Para mbërritjes mbi vlerën, natyrën dhe sasinë e mallrave të importuara;
2. Shkëmbimin e Personelit Doganor si edhe atashimin e punonjësve ndërlidhës në territoret doganore reciproke me qëllim asistencën, dëshmitë gjatë proçeseve penale lidhur me shkeljet doganore, trajnimin, etj.
3. Investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara apo të dyshuara;
4. Shkëmbimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave më të sukseshme në luftën kundër shkeljeve doganore.
U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë, për bashkëpunim dhe asistencë të ndërsjelltë administrative në çështjet doganore"
Kjo Marrëveshje, përveç rëndësisë praktike në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar, institucionalizon bashkëpunimin ndërqeveritar të materializuar në bashkëpunimin e institucioneve të sferës fiskale.
Marrëveshja e Asistencës së Ndërsjelltë në çështjet Doganore parashikon bashkëpunimin, veç të tjerave, në katër fushat e rëndësishme të mëposhtme :
1. Shkëmbimin e informacionit ndërmjet Administratave Doganore, me qëllim bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të luftës kundër shkeljeve dhe kryesisht për verifikimet A-posteriori apo Para-mbërritjes mbi vlerën, natyrën dhe sasinë e mallrave të importuara;
2. Shkëmbimin e Personelit Doganor si edhe atashimin e punonjësve ndërlidhës në territoret doganore reciproke me qëllim asistencën, dëshmitë gjatë proçeseve penale lidhur me shkeljet doganore, trajnimin, etj.
3. Investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara apo të dyshuara;
4. Shkëmbimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave më të suksesshme në luftën kundër shkeljeve doganore.
U miratua vendimi "Për miratimin e Rregullores së Personelit të Gardës së Republikës së Shqipërisë"
U miratua vendimi "Për Miratimin e Rregullores së Personelit të Gardës së Republikës së Shqipërisë". Rregullorja parashikon rregulimin e marrëdhënieve të punës në tërësi të punonjësve në Gardën e Republikës, siç, janë kriteret për pranimet e largimet, kriteret profesionale, kualifikimiet, specializimit gjatë karrierës, trasferimet, komandimet, pezullimet dhe vënia në dispozicion, kompetencat për emërimet dhe mënyrën e ankimeve.
Për përgatitjen e kësaj rregulloreje janë marrë parasysh njëherësh kërkesat e ligjit, si dhe kriteret specifike të punës në Gardën e Republikës. Rregullorja është përgatitur në pesë kapituj; kapitulli i parë "Dispozita të Përgjithshme", kapitulli i dytë, "Pranimi, formimi dhe kualifikimi", kapitulli i tretë, "Kriteret e proçedurat e emërimit, largimit apo përjashtimit nga detyra", kapitulli i katërt "Te drejtat dhe kopetencat për emërimet dhe lirimet nga detyra e personelit" dhe kapitulli i pestë, "Norma të fundit".
U miratua projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8530, datë 23.9.1999, "Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë".
Në tregun shqiptar të postave, përveç operatorit publik shqiptar "Posta Shqiptare", operojnë edhe tetë subjekte me kapital privat si: DHL, International (Albania), Adria Express (TNT), United Couriers (UPS), etj.
"Posta Shqiptare", si operator publik, ka detyrimin e përmbushjes së shërbimeve bazë postare. Sigurimi i këtyre shërbimeve bazë postare arrihet me një kosto të lartë dhe me qëllim subvencionimin e tij, "Postës Shqiptare" i lihet një zonë e rezervuar shërbimesh që është ekskluzivitet i këtij të fundit. Ndërkohë, vendet anëtare të Bashkimit Europian po ndjekin një praktikë të liberalizmit gradual të tregut të shërbimeve postare që do të thotë, zvogëlim gradual i zonës së rezervuar për operatorin publik postar, deri në eleminimin e plotë të kësaj zone (pas vitit 2009).
Lidhur me këtë, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.539, datë 01.08.2003, "Për miratimin e dokumentit të politikës së zhvillimit të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë, pika 4.3, Qeveria shqiptare angazhohet që brenda vitit 2003 të ndërmarrë iniciativën për përmirësimin e kuadrit ligjor, i cili do të japë mundësi për liberalizimin e mëtejshëm të tregut duke filluar nga viti 2004. Ndryshimet e propozuara në projektligj i shërbejnë këtij qëllimi.
U miratua vendimi "Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 351 datë 28.07.1999 "Për miratimin e kuotave të ushqimit në spitalet ushtarake"
Për rishikimin e normave dhe kuotave financiare ditore të dietave për vitin 2004 u ngrit nje grup pune, i përbërë nga specialistë të fushës si mjekë, dietologë, ekonomistë, etj, i cili mori në konsideratë edhe studimin e kryer nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"Tiranë. Ky grup pune referuar praktikave të Ministrisë së Shëndetsisë, që aplikohen në institucionet spitalore civile, ka përcaktuar 14 dieta duke harmonizuar drejt raportet e përmbajtjes së proteinave, yndyrnave, karbohidrateve dhe vlerës kalorike të çdo diete në përputhje me diagnozat për sëmundjet përkatëse.
Mbi këtë bazë janë përllogaritur dhe kuotat financiare ditore të cdo diete duke iu refereruar çmimeve të publikuara nga INSTAT për artikujt ushqimore e testimit të tregut të vitit 2003 duke i krahasuar këto me kuotat financiare ditore të miratuara në vitin 1999. Nga studimi rezulton se çmimet e publikuara nga INSTAT janë më të ulta se çmimet e tregut të lirë dhe përllogaritjet janë bërë me çmimet e INSTAT. Në këto kushte, për të respektuar dietat dhe normat për paciantët, etj. që kurohen në spitalet ushtarake u miratuan kuotat financiare ditore të vitit 2004 për çdo dietë në përputhje me listën e çmimeve mesatare të disa artikujve kryesore të konsumit (të artikujve ushqimore) e publikuar nga INSTAT gjatë vitit 2003.
U miratua vendimi për "Miratimin e protokollit të bisedimeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar dhe teknik, për vitin 2003.
Në datat 24-25 nëntor 2003 në Tiranë u zhvilluan bisedimet midis delegacionit të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin financiar dhe teknik. Mes palëve u ra dakort që të vazhdojë mbështetja në fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh: furnizimi me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza (menaxhim ujrash), reforma e energjisë dhe ekonomisë/ndërtimi i ekonomisë së tregut, që nëpërmjet ndikimit të tyre në grupe të synuara të varfëra japin një ndihmesë të veçantë politike zhvillimore për luftimin e varfërisë në kuptimin e Programit të Veprimit 2015 të qeverisë Federale.
Pala gjermane bëri të ditur se në kuadër të buxhetit 2003 për projekte të bashkëpunimit financiar dhe teknik miratohen gjithësej 16 milion Euro për Shqipërinë.
U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së Bashkëpunimit ekonomiko – teknik, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës".
Kjo marrëveshje miratohet në kuadrin e vazhdimësisë së bashkëpunimit ekonomik dypalësh midis dy vendeve dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Objekti i marrëveshjes është: Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ka akorduar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë një ndihmë financiare prej 15 milione yuaen RMB, ose rreth 2 milionë USD, falas. Kjo ndihmë do të përdoret për objekte të bashkëpunimit ekonomiko-teknik ose për mallëra të zakonshme, të rakorduara nga qeveritë e të dy vendeve.