Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të radhës vendimin për mbështetjen e projektit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza në Shkodër, Bajram Curr
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të radhës vendimin për mbështetjen e projektit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza në Shkodër, Bajram Curri, Kukës, Has, Kavajë, Pogradec dhe Elbasan.
Këtij projekti do t'i hapë rrugë miratimi i protokollit të bisedimeve midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për bashkëpunimin financiar dhe teknik në shumën prej 16 milionë Euro.
Gjithashtu kjo marrëveshje parashikon
- reforma në fushën e energjisë kryesisht lidhje të rrjetit të Shqipërisë me atë të Kosovës në segmentin Tiranë – Vau i Dejës me lidhje Podgoricën dhe vazhdimi i rehabilitimit të H/C Bistrica II, për të cilën do të nevojiten dhe investime shtesë:
- reforma ekonomike, kryesisht ndërtimi i ekonomisë së tregut duke financuar biznesin e vogël në zonat rurale dhe urbane, etj.