Në kuadrin e marrëveshjes Për Uljen e Varfërisë dhe Mbështetjen e Rritjes Ekonomike, Kryeministri Z. Fatos Nano, Ministri i Financave Z. Arben Malaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z.
Në kuadrin e marrëveshjes Për Uljen e Varfërisë dhe Mbështetjen e Rritjes Ekonomike, Kryeministri Z. Fatos Nano, Ministri i Financave Z. Arben Malaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Shkëlqim Cani kanë firmosur në emër të Qeverisë Shqiptare Memorandumin e Politikave Ekonomiko-Financare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Politikat ekonomiko-financiare të Qeverisë Shqiptare në vijim të kësaj marrëveshje, do vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe përmirësimin e qeverisjes.
Misioni i fundit i FMN-së, i cili erdhi ne Shqiperi në nëntor të vitit që sapo mbyllëm, vlerësoi plotësimin e objektivave sasiorë dhe cilësorë të vendosur në MPEF dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat institucionale të Qeverisë Shqiptare u dizenjuan politikat afatshkurtra për periudhën në vazhdim.
Kështu, kuadri i përgjithshëm makroekonomik për periudhën 1 vjecare programohet me këta tregues:
Rritje ekonomike reale në nivelin 6%;
Inflacion në kufijtë 2-4%;
Deficit buxhetor rreth 5% e GDP-së;
Të ardhura fiskale në rreth 20-21% të GDP-së;
Rezerva valutore të BSH-së në rreth 4 muaj importi të mallrave dhe shërbimeve, etj.
Ky memorandum mbështet gjithashtu kuadrin e reforma fiskale, strukturore dhe ato të mirëqeverisjes të nisura gjatë këtyre 3-4 viteve te fundit ku parashikohen:
Thellimi i reformave në administratat tatimore dhe doganore; (I) zgjerimi i bazës së taksapaguesve; (II) përmirësimi i kuadrit ligjor; (III) rritja e shërbimit ndaj taksapaguesve; (IV) rritja e transparencës fiskale; (V) reduktimi i barrierave administrative; (VI) informatizimi i sistemit tatimor dhe atij doganor etj;
Fshirja e detyrimeve të ndërsjellta midis ndërmarrjeve publike;
Thellimi i luftës kundër evazionit, korrupsionit dhe kontrabandës dhe mbështetje e sektorit privat;
Përshpejtimi i proceseve të privatizimit në sektorët strategjike të ekonomisë;
Përmirësimi i infrastrukturës dhe në vecanti e sektorit energjitik;
Vazhdimi i reformës në sektorin financiar; (I) implementimi i sistemit të pagesave RTGS; (II) krijimi i tregut dytësor të bonove të thesarit; (III) krijimi i skemës së sigurimit të kredive etj.
Memorandumi i është dërguar drejtorit Ekzekutiv të FMN-së, z. Horest Kohler, i cili gjatë mbledhjes së radhës së Bordit të FMN-së, do të marrë në shqyrtim ecurinë e implementimit të politikave dhe reformave të Qeverisë Shqiptare gjatë periudhës janar–dhjetor 2003.