Sot nis java e 19-të, Flamurtari luan në Laç
TIRANE-Pas ndeshjes së djeshme Tirana-Skënderbeu, Superliga do të vijojë sot me sfidën e parë të javës së 19-të. Përballë në Laç do të jenë vendasit dhe Flamurtari kryesues, në një sfidë të paparashikueshme. Kurbinasit janë një ekip shumë i fortë në shtëpi, ndërkohë që vlonjatët, problemin e tyre të vetëm këtë sezon kanë patur ndeshjet në transfertë. Gjithsesi, fitorja 4-2 me Shkumbinin ka shërbyer jo pak për të rritur moralin e skuadrës që kryeson Superligën shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)