E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Kam ardhur te Çelsi për të fituar Champions

ANGLI- Kam ardhur te Çelsi për të fituar Champions League. Ka qenë kjo deklarata e parë e bërë sot nga Fernando Torres në momentin e prezantimit me fanelën e bluve të Londrës.

Spanjolli ka premtuar se nëse të dielën, në ditën e debutimit kundër ish-skuadrës së tij, Liverpulit, do të shënojë gol, nuk do të festojë. 

“Sapo mora vesh se dy klubet ishin duke negociuar për kartonin tim, nuk pata dyshime, por kërkova menjëherë të më shisnin, - u shpreh kampioni i botës me Spanjën. – Një klub si Çelsi është një okazion shumë i rëndësishëm për të mos e kapur. Do të luaj me kampionë të mëdhenj dhe shpresoj që të fitoj Champions, ëndrrën e çdo futbollisti”, shtoi ai.

I blerë nga Abramoviç për 58 milionë euro, futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori, Torres nuk pranoi të shpjegonte arsyet i divorcit me Liverpulin.

“E kuptoj zemërimin e ish-tifozëve të mi, pasi edhe unë kur luaja me Atletikon nuk pranoja që yjet të iknin. Por, janë zgjedhje personale dhe një ditë do t’i them arsyet”, tha ai.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›