Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në takim Kryeministrin e Bullgarisë Sergei Stanishev, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare me ftesë të Kryeministrit Berisha. Pas taki
Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në takim Kryeministrin e Bullgarisë Sergei Stanishev, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare me ftesë të Kryeministrit Berisha. Pas takimit, në prani të dy Kryeministrave, u nënshkruan tre marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj bullgare dhe konkretisht:
• Marrëveshja e ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë Për zgjidhjen e borxhit të vjetër që Republika e Shqipërisë i ka Republikës së Bullgarisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave të Shqipërisë, zoti Ridvan Bode dhe ai i Bullgarisë, zoti Plamen Oresharski.
• Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë në fushën e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm dhe akteve të tjera kriminale. Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, zonja Iva Zajmi dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, zoti Rumen Petkov.
• Programi për Bashkëpunim në fushat e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2007-2009. Ky dokument u nënshkrua nga Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë, zonja Adriana Gjonaj dhe Zëvendësministri i Jashtëm i Bullgarisë, zoti Libomir Kljuçov.