Gjatë vizitës në Shkodër, Kryeministri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me certifikatat, bëri këtë koment: Kryeministri: U informova dhe certifikata fallco ështÃ
Gjatë vizitës në Shkodër, Kryeministri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me certifikatat, bëri këtë koment:
Kryeministri: U informova dhe certifikata fallco është dhënë nga një socialist i thekur për vajzën e kryetarit të PS-së së zonës. Përshëndes organet e zbatimit të ligjit që i dhanë përgjigjen e merituar ligjore.Çdo gjë që të bëjë Sali Berisha e qeveria e tij, nuk mund t'ia nxjerrë Edi Ramës frikën që ka nga vota. Lajmi i fundit është se ai ka urdhëruar të gjithë anëtarët e PS-së me tesera, të firmosur nga Fatos Nano, të paraqiten në votim për partinë me certifikata. Ai po përjeton vuajtjet e sindromës së obsesionit.
Pyetje: A ju duket i ligjshëm urdhri i Zëvendësministrit Pone?
Kryeministri: Absolutisht çdo gjë është në përputhje me ligjin elektoral. Këto janë certifikata, të cilat do të regjistrohen sipas ligjit dhe amendamentit që kemi vendosur. Ka një gjë pozitive që, në këtë rast, zoti Majko për herë të parë i drejtohet gjykatës dhe unë kam besim të plotë në verdiktin që do të japë kolegji elektoral.