E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano priti zv/Kryeministrin jugosllav NebojshaÇovic dhe delegacionin zyrtar qe ka ardhur ne Tirane me rastin e rivendosjes se linjes ajrore Beograd-Tirane. Duke i

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano priti zv/Kryeministrin jugosllav NebojshaÇovic dhe delegacionin zyrtar qe ka ardhur ne Tirane me rastin e rivendosjes se linjes ajrore Beograd-Tirane.

Duke i uruar mireseardhjen Kryeministri Fatos Nano shprehu besimin se hapa si ky i sotmi shenojne ngjarje te rendesishme qe i sherbejne drejtpersedrejti permiresimit te klimes ne rajon, ne stimulimin e iniciativave shumeplaneshe. "Keto inisiativa na afrojne dhe gjenerojne fqinjesi te mire, bashkepunim dhe partneritet per realizimin e axhendave te ngjashme integruese euroatlantike".

"Ne tashme jemi duke punuar qe Tirana dhe Beogradi te shnderrohen ne dy qendra te rendesishme qe prodhojne stabilitet ne rajonin tone. Parakushti i integrimit europian eshte integrimi rajonal. Per kete arsye ne jemi duke punuar qe se shpejti te nenshkruajme nje seri marreveshjesh te tjera ne fusha specifike bashkepunimi" vazhdoi zoti Nano.

"Por,- tha Kryeministri,- ky integrim, nuk mjafton te realizohet vetem ne ajer, por duhet ta ulim edhe ne toke. Nje projekt i tille eshte projekti i korridorit Durres-Prishtine-Nish-Beograd, i cili, krahas korridoreve te tjere te rendesishem sikunder jane ata te quajtur korridori 8 dhe korridori 10, do te pershpejtonte proceset integruese" Zv/KryeministriÇovic e pershendeti kete ide te Kryeministrit Nano dhe ra dakord per te ecur se bashku me tej ne kete drejtim.

"Rol te vecante dhe nxites ne kete integrim do te luajne pa asnje dyshim bizneset e vendeve tona", nenvizoi Kryeministri Nano.

Duke u ndalur ne zhvillimet e rajonale dhe ne vecanti ato ne Kosove, ai nenvizoi "Ne perpjekjet tona per arritjen e standarteve europerendimore, duhet te perfshihen te gjithe vendet e Ballkanit Perendimore te cilet, perfshire edhe Kosoven, duhet te permbushin parametrat e nje jete demokratike multikulturore".

Zoti Nano theksoi "se zhvillimet ne Kosove nuk kane kthim prapa dhe atje jane duke u krijuar kushte te favoreshme qe edhe serbet te kthehen dhe te kontribuojne ne ndertimin e kesaj shoqerie nen principet qe respekton aktualisht UNMIK-u".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›