Gjate vizites që zhvilloi sot ne zonen e Prespes, të qarkut të Korçës, ku jeton minoriteti maqedonas, Kryeministri Shqiptar Fatos Nano është takuar me Kryeministrin Maqedonas Branko Cërvenkovs

Gjate vizites që zhvilloi sot ne zonen e Prespes, të qarkut të Korçës, ku jeton minoriteti maqedonas, Kryeministri Shqiptar Fatos Nano është takuar me Kryeministrin Maqedonas Branko Cërvenkovsi.
Gjate takimeve që u zhvilluan në Goricë dhe Liqenas, u theksuan marrëdhëniet shume të mira që ekzistojnë mes dy vendeve fqinje, marrëdhënie te cilat do te forcohen e do të njohin zhvllime te reja ne te ardhmen. Të dy kryeministrat u shprehën për projekte e axhenda të përbashkëta.
Gjate takimit të dy kryeministrat biseduan për çështjen e minoriteteve dhe konkretisht per minoritetin maqedonas në Shqipëri dhe ndanë pikpamjet të njëjta të të dyja qeverive për t'i konsideruar minoritetet ura lidhëse dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Kryeministri Nano e Cërvenkovski ndanë të njëjtin mendim që qeverite e te dyja vendeve duhet të marrin iniciativa për të zhvilluar më tej zonat ku banojnë minoritetet.
Nje teme tjeter qe u diskutua mes dy kryeminstrave ishte edhe përshpejtimi Marrëveshjes se Ohrit.
Në takimin mes dy kyeministrave Nano-Cërvenkovski, një vend të dukshëm zuri edhe çështja e projekteve te përbashkëta të Korridorit të Tetë.
Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin mes dy qeverive të të dy vendeve, për axheda e projekte te perbashkëta për integrimin në NATO deri ne vitin 2006.
Duke prekur temën e luftës kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme, të dy kryeministrat ranë dakord që të rritet bashkëpunimi midis dy qeverive dhe per kete qellim te mbështetet iniciativa e ministrave te Brendshëm te te dy vendeve.