E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot pasdite mbledhja e Komitetit Nderministror per Politikat Ekonomike. Ne kete mbledhje u shqyrtua projektvendimi: "Per miratimin e Strat

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot pasdite mbledhja e Komitetit Nderministror per Politikat Ekonomike.

Ne kete mbledhje u shqyrtua projektvendimi: "Per miratimin e Strategjise se Furnizimit me Uje dhe Kanalizimeve ne zonat rurale te Republikes se Shqiperise".

Strategjia e furnizimit me uje dhe kanalizimeve ne zonat rurale te Republikes se Shqiperise eshte nje dokument shume i rendesishem qe synon te plotesoje furnizimin me uje te pijshem te sigurt dhe te mjaftueshem ne keto zona, si dhe me elemente te tjere te infrastruktures baze, te largimit te ujrave te perdorura dhe te trajtimit te tyre. Kjo strategji eshte pergatitur nga Banka Boterore ne bashkepunim edhe me donatore te tjere si PNUD si dhe OJF te ndryshme. Banka Boterore eshte shprehur se do te mbeshtese financiarisht implementimin e kesaj strategjie.

Kryeministri Fatos Nano vleresoi se "strategjia e furnizimit me uje dhe kanalizimeve ne zonat rurale,e cila eshte inkuadruar edhe ne politikat per decentralizimin e kompetencave te pushtetit qendror, i jep hapesirat e duhura pushteteve vendore ne zonat e tyre te sherbimit, per te rritur kujdesin ndaj komunitetit".

Ne Komitetin Nderministror te Politikave Ekonomike u diskutua edhe per "ALBTELECOM" sha. dhe "INSIG" sha. te cilat jane ne proces privatizimi. Komiteti diskutoi hapat e deritanishem te reformave te ndermarra dhe per ecurine e metejshme te tyre, deri ne privatizimin e plote te ketyre shoqerive aksionere.

Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike diskutoi edhe per nje ndryshim ne Ligjin nr. 8894, dt. 14.5.2002 "Per Agjencine e Trajtimit te Kredive", i cili do te paraqitet ne nje nga mbledhjet e aferta te Keshillit te Ministrave.

Gjithashtu, Komiteti diskutoi rreth informacionit qe paraqiti Ministria e Financave, "Per veprimtarine e Komisionit Mbikqyres te Sigurimeve". Ne mbledhje u raportua se tashme eshte gati paketa ligjore qe ridimensionon veprimtarine e ketij Komisioni.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›