Lidhur me lirimin nga detyra dhe emerimin e disa zevendesministrave ne disa sektore te rendesishem te qeverisjes, Kryeministri Fatos Nano, ne perfundim te mbledhjes se qeverise u shpreh se: "Kjo
Lidhur me lirimin nga detyra dhe emerimin e disa zevendesministrave ne disa sektore te rendesishem te qeverisjes, Kryeministri Fatos Nano, ne perfundim te mbledhjes se qeverise u shpreh se:
"Kjo pakete ndryshimesh vjen ne nje moment te rendesishem te kesaj faze cilesisht te re te reformave tona qeverisese ne sektoret prioritare.
Kandidaturat e ofruara japin garanci te qendrueshme per konsolidimin e metejshem te kapaciteteve tona menaxheriale dhe politike ne keto ministri. Vleresoj vecanerisht faktin se te gjithe te propozuarit per keto detyra jane profesioniste te fushave dhe me eksperience ne drejtim dhe menaxhim.
Me kete rast deshiroj t' ju ftoj te gjitheve te ndertoni strategji konkrete per perfshirjen e kualiteteve te tjera te ketij niveli, ndoshta edhe me te mira, ne administraten publike. Duke vleresuar se nje numer i konsiderueshem te arsimuarish jashte shtetit, gjithnje e me shume, po ofrojne ne atdhe kontributet e tyre, eshte detyra jone qe t' i angazhojme me detyra perfaqesuese dhe ekzekutive.
Ne lidhje me procesin e rekrutimit te kualiteteve profesionale ne nivele te larta, shume te larta te administrates sone publike, une do terhiqja vemendjen per kurimin e dy fenomeneve kritike qe vihen re ndaj afrimit te teknokrateve cilesore.
E para; stajnacioni dhe mungesa e iniciatives qe kerkon te studiojme me perparesi dhe te veme ne levizje struktura dhe incentiva thithese per keto vlera.
E dyta; mposhtjen e reaksioneve dhe veprimeve negative ndaj afrimit te ketyre vlerave ne drejtim, reaksion qe eshte produkt i psikologjise se mbyllur qe fsheh paaftesi per te perballuar konkurencen e hapur, mbi bazen e meritokracise dhe rezultatit. Jo ralle nje gje e tille mbulohet dhe me lobingje parapolitik qe abuzojne me militantizmin dhe krahinizmin.
Duhet te kuptojme te gjithe se bashku, se nese nuk arrijme te pershtasim kapacitetet njerezore dhe profesionale me vendet e punes, si dhe nese nuk arrijme te perfshijme ne strukturat e politikberjes dhe ne ato vendimmarrese eksperte te fushave prioritare, atehere forma qe kemi ndermarre nuk do te ece ne ritmet qe duhet, duke cenuar performancen dhe kompetivitetin e maxhorances qeverisese dhe progresin e procesit stabilizim-asociimit me BE-ne.
Nga ana tjeter, e kam per detyre te vleresoj kontributin e zoterinjve zevendesministra qe propozohen per t'u liruar nga detyra. Une besoj se kontributi i tyre eshte pjese e rendesishme e memorjes institucionale te ketyre ministrive dhe te vete Qeverise.
Paralelisht me vendimet qe morem sot ju kerkoj qe ne emer te ketyre kontributeve qe ata kane dhene t' u ofrojme atyre shanse te tjera ne vende te pershtatshme me aftesite dhe pervojen e akumuluar.
Une kerkoj gjithashtu, te mos mendojme se levizjet e zevendesministrave do te jene çelesi i ndryshimeve te medha, dhe as te krijojme pershtypjen se keto do te sherbejne si alibi per te shmangur pergjegjesine politike te anetareve te qeverise per zbatimin e programit politik per te cilin jemi votebesuar.
Une bej detyren time edhe duke monitoruar kryerjen e detyrave politike e qeverisese te kontraktuara, ashtu sic ju kam mbeshtetur dhe do te vazhdoj t' ju mbeshtes ne te gjitha veprimet tuaja qe korrektojne sisteme menaxhimi dhe i transformojne ato sipas standarteve bashkekohore".