Afganistan, vriten 2 ushtarë britanik

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe ka njoftuar se dy ushtarë britanezë janë vrarë në Afganistan.
Ministri i Mbrojtjes tha se një pjesëtar i Marinës Mbretërore dhe një ushtarë nga reparti mjektësor kanë vdekur gjatë një sulmi ndërsa ishin duke patrulluar në distriktin Nahr-e Saraj, në provincën jugore Helmand.
Ndërkohë ministri nuk dha detaje lidhur me rrethanat e vrasjes së tyre.
Agjencia e lajmeve AP njofton se këto dy vrasje shkon në 435 numri i personelit britanik të vrarë në Afganistan që nga viti 2001.