E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë

Dita e sotme, e përcaktuar si Dita e Rinisë, përkujton te shqiptarët, Lëvizjen e Dhjetorit të kryer nga studentët në vitin 90.
 

Lëvizja e parë studentore kundër diktaturës është cilësuar vetëm si festa e rinisë, ashtu si në shumë vende të Bashkimit Evropian.
 

Në fakt, kjo është një praktikë që ndiqet në shumë vende të Evropës, ku shtete të ndryshme si Italia, Bullgaria, Greqia e konsiderojnë ditën e sotme si festën e rinisë.
 

Kjo përkon në Shqipëri edhe me faktin se më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës dhe banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike në vend, duke rrëzuar regjimin komunist dhe vendosur atë pluralist.
 

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
 

Dita e Rinisë Shqiptare 8 Dhjetori është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›