E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pastrojmë botën në një ditë, vjen edhe në Shqipëri

TIRANE- Projekti Lets Clean world in one day 2012 apo Të pastrojmë botën në një ditë 2012 do të vijë edhe në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga shoqata Jo- fitimprurëse Green Line Albania e cila do të bëjë lançimin zyrtar të projektit nesër në orën 18:00.

Ky projekt është pjesë e aksionit botëror “Let’s doit World 2012 dhe vjen në Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Sllovene dhe praninë e veçantë të europarlamentares Znj. Tanja Fajon.

Projekti për Shqipërinë pritet të mbahet më 9 maj të 2012-ës.

Green Albania ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij projekti madhor, për të menduar për ambientin, për shtëpinë dhe për të vendosur për të ardhmen e fëmijëve.

Ky është një projekt i cili është implementuar në disa vende evropiane dhe ka rezultuar i suksesshëm. Qytetarët angazhohen në një ditë për të pastruar vendin, qytete dhe fshatrat dhe rrugët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›