Maliq- Rrezikon të zhduket Kombinati i Sheqerit
Maliq- Kombinati i Maliqit rrezikon të zhduket, madje edhe si ndërtesë. Po ashtu edhe të 20-të punëtorët e këtik kombinati rrezikojnë të mbetën të papunë, pas rrezikut të sekuestrimit të ndërtesës nga Agjencia e Trajtimit të Kredive. Mesohet se shkak i një sekuestroje të paralajmëruar janë bërë kredia e pashlyer që prej vitit 1995, e cila u përdor për rrogat e punëtorëve dhe që pas mbylljes së punës në kombinat në 1996-tën, kredia nuk u shlye më kurrë.
Borxhi që i kanë bankës kap vlerën e 88 milion lekë, që sipas drejtoreshës Pranvera Veizi nuk mund të shlyhet nga të ardhurat minimale që ka Kombinati i Sheqerit. Pasi qeratë janë të vetmet burime aktuale, të cilat perdoren për rrogat e 20 punonjësve që mirëmbajnë ambjentët e tij. Ndërkaq një privatizim i mundshëm do të shërbente për shlyerjen e borxhit që Kombinati i Maliqit i ka Agjensisë së Trajtimit të Kredive.
Shkrime të tjera me interes: