E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, shorti i Superligës dhe së Parës

Sot, në orën 11:00 në hotel “Rogner Europapark” do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore dhe i Kategorisë së Parë për sezonin e ri futbollistik 2010-2011.

TË GJITHA VERDIKTET E SEZONIT 2009-2010
KATEGORIA SUPERIORE

KAMPION - Dinamo është kampionia e re e Shqipërisë. Titulli i 18-të i saj përkon me 60-vjetorin e klubit blu, të themeluar në vitin 1950. Merita ndahet midis trajnerit Shkëlqim Muça dhe lojtarëve, por dhe presidentit Besnik Sulaj dhe donatorëve të tjerë.

KUPA E SHQIPËRISË - Besa fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të dytë në historinë e klubit 85 vjeçar. Merita i takon sigurisht presidentit Bizhdili, dy trofe në katër vitet e fundit: 2006-2007 dhe 2009-2010. Të parin e fitoi Ilir Biturku në sfidën kundër Teutës (3-2); të dytin Shpëtim Duro kundër Vllaznisë (2-1).

VERDIKTET E EUROPËS - Pas 33 javëve dhe 198 ndeshjeve, Superliga përcaktoi verdiktet europiane: Dinamo, kampion dhe në Ligën e Kampioneve; Besa, fituese e Kupës dhe në Ligën e Europës. Çiftin e bujshëm të javës së fundit e shoqëron në Europë, Laçi (debutim historik) dhe Tirana (skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë)

VERDIKTET E VOGLA - Gramozi dhe Apolonia ranë direkt në Kategorinë e Parë, pasi u renditën në dy vendet e fundit. Kastrioti (vendi i 9-të) ia doli të mbijetojë (mundi në play-out, Lushnjën) dhe Skënderbeu (vendi i 10-të, mundi në play-out, Kamzën) duke konfirmuar vazhdimësinë në Superiore.

“KËPUCA E ART˔ - Daniel Xhafaj fitoi “Këpucën e artë” të sezonit 2009-2010. Sulmuesi i Besës realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar, duke lënë pas serbin Mlladen Bërkiç (Apolonia, 15 gola), Elis Bakajn (Dinamo, 15 gola), Migen Memellin (Flamurtari, 15 gola) dhe Arlind Nora (Laçi, 14 gola).

KATEGORIA E PARË

U NGJITËN NË SUPERLIGË – Bylis (kampion i Kategorisë së Parë) dhe Elbasani (vendi i dytë) u ngjitën direkt në Kategorinë Superiore. Kamza dhe Lushnja nuk arritën të përballonin dy skuadrat e Kategorisë Superiore, respektivisht Skënderbeun dhe Kastriotin në luftën për një vend në elitën e futbollit shqiptar.

ZBRITËN NË KATEGORINË E DYTË – Sopoti i Librazhdit dhe Turbina e Cërrikut ranë direkt nga Kategoria e Parë. Memaliaj dhe Skrapari humbën në play-out në betejën në mbijetësë respektivisht kundër Tomorit të Beratit dhe Tërbunit të Pukës.

“KËPUCA E ART˔ - Sulmuesi i Bylisit, Romeo Hamzaj, fitoi “Këpucën e artë” të Kategorisë së Parë, duke shënuar 27 gola, 5 më shumë se Dorian Bubeqi i Lushnjës.

KATEGORIA E DYTË

U NGJITËN NË KATEGORINË E PARË – Mamurrasi dhe Vlora, respektivisht kryesueset e Grupit të Veriut dhe Jugut, u ngjitën në Kategorinë e Parë për sezonin 2010-2011. Në Kategorinë e Parë u ngjitën edhe Tomori i Beratit dhe Tërbuni i Pukës, që fituan respektivisht në play-out me Memaliajn dhe Skraparin.

KAMPION I KATEGORISË SË DYTË – Vlora u shpall kampione e Kategorisë së Dytë pasi fitoi nga seria e penalltive (6-5) me Memaliaj. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2.

EKIPET NË SEZONIN 2010-2011

KATEGORIA SUPERIORE
Dinamo
Besa
Tirana
Laci
Flamurtari
Vllaznia
Shkumbini
Teuta
Kastrioti
Skënderbeu
Bylis
Elbasani

KATEGORIA E PARË
Apolonia
Gramozi
Kamza
Lushnja
Partizani
Pogradeci
Ada
Luftëtari
Besëlidhja
Gramshi
Bilisht Sport
Burreli
Mamurrasi
Vlora
Tërbuni
Tomori

KATEGORIA E DYTË

Grupi i Veriut

Turbina
Sopoti
Luzi
Erzeni
Veleçiku
Iliria
Sukthi
Olimpik
Naftëtari
Egnatia
Përparimi
Çlirimi
Korabi

Grupi i Jugut

Skrapari
Memaliaj
Domosdova
Albpetrol
Butrinti
Delvina
Tepelena
Himara
Përmeti
Këlcyra
Maliqi
Poliçani
Pojani

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 15 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›