Superliga jo me 16 por me 14 skuadra në vitin 2011-2012
Dje dhe pardje presidentët e superiores kanë vijuar bisedimet dhe në fund u ra dakord me shumicë dërrmuese që në tavolinën e ekzekutivit të shkojë propozimi për ta ndryshuar strukturën e superiore nga 12 në 14 skuadra. Kjo “gjetje e mesme” e mbledhjes së klubeve erdhi pas analizës që iu bë realitetit të futbollit shqiptar.
Kapërcimi nga 12 në 16 skuadra është konsideruar i parakohshëm, pasi shumë skuadra të kategorisë së parë, që do të mund të ngjiteshin në superiore, do të ishin të papërgatitura financiarisht dhe në mentalitet për t’iu bashkuar më të mirave të futbollit tonë. Komiteti ekzekutiv do të mblidhet me urgjencë po këtë javë (ndoshta që sot), për ta shqyrtuar këtë propozim të mbledhjes së klubeve.
Faza e tretë: Në varësi të miratimit të ndryshimit të skemës së kampionatit për sezonin 2011-2012 do të vendoset edhe për fazën e tretë të kampionatit nis më 21 gusht. Nëse sezoni 2011-2012do të bëhet me 14 skuadra (ka shumë mundësi të ndodhë kështu) në fazën e tretë skuadrat do të ndahen në 2 grupe me nga gjashtë skuadra.
Gjashtë të parat luajnë për titullin kampion, ndërsa gjashtë të fundit për të mos rënë nga kategoria. Ky ndryshim mund të bëhet edhe pa ndryshimin e strukturës një vit më vonë, por mbetet për t’u diskutuar numri i skuadrave që do të bien nga kategoria.
Nëse 2011-2012 bëhet me 14 skuadra, në fund të sezonit që do të nisë së shpejti e fundit (e 12-ta) bie direkt, tri skuadra të kategorisë së parë ngjiten direkt, ndërsa e 11-ta e superiores do të zhvillojë ndeshje shtesë me të katërtën e kategorisë së parë. Edhe për fazën e tretë ekzekutivi nuk ka marrë një vendim përfundimar, kështu që do të diskutohet në mbledhjen e kësaj jave.
Kufizimi i të huajve: Futbolli shqiptar nuk po prodhon numrin e duhur të lojtarëve të rinj për të përballuar cilësinë dhe intensitetin e superiores. Kjo është arsyeja kryesore pse mbledhja e klubeve ka kërkuar heqjen e kufizimit për aktivizimin e lojtarëve të huaj. Kjo është një nga pikat e propozimit të mbledhjes së klubeve.
Skuadra tona ende nuk janë përgatitur për sezonin e ri futbollistik, madje shumë prej tyre e kanë organikën e cunguar për shkak të lëvizjeve të shumta në merkato. Vetëm blerja “me shumicë” e lojtarëve të huaj do të mund të mbushë boshllëqet në shumë skuadra të superiores.