Studimi amerikan: Racist nuk lind, bëhesh vetëm pasi ke mbushur 14 vjeç
Askush nga ne nuk lind racist dhe as nuk bëhet dot i tillë në vitet e para të jetës. Në të vërtet kur jemi fëmijë në nuk kemi asnjë impression nga fëmijë të tjerë që kanë ngjyrë lëkure ndryshe nga ne, ne nuk ndiejmë as zemërim, as frikë as agression.
Për të provuar se racizmi nuk është në natyrën e fëmijëve ka punuar një grup studiuesish amerikan të Universitetit të Kalifornisë.
Siç ka ndodhur edhe në të shkuarën me studime të këtij lloji, studiuesit kanë përdorur imazhet për të ndërhyrë në trurin e fëmijëve.
Ky testim vjen në kuadër të debateve se prirjet raciste dhe ekstremiste mund të jenë të lindura. Dhe ajo që studiuesit kanë bërë ka qënë pak a shumë kjo, kanë vënë përpara fëmijëve foto të ndryshme të njerëzve me njgyrë apo pamje fizike të ndryshme, dhe kanë vënë re se truri i tyre nuk ka ndonjë reagim ndryshe kur para tyre kanë dalë foto të njerëzve që janë ndryshe nga ato.
Pra kjo vërteton se tek fëmijët e moshave të vogla truri nuk ka ndonjë reagim ksenofobik, ndryshe nga ç`ndodh me moshat më të rritura, të cilët kur janë nën kontakt më një imazh që është ndryshe nga i tyre, truri dhe emocionet e tyre reagojnë në mënyrë ksenofobike.