Sot takimi në Bruksel, Thaçi:Beogradi po zvarrit marrëveshjen
$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
Të tjera rreth shkrimit "Serbia pranon prefiksin e Kosovës"
BRUKSEL- Sot në Bruksel do të zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel te lartë politik mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në raundin e 15-të të takimeve dhe të 5-tin pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve në procesin e kryesuar nga BE, mbështetur nga SHBA.
Në prag të takimit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë para kabinetit të tij qeveritar se Prishtina po i zbaton obligimet e marra me marrëveshje, por të njëjtën nuk po e bën edhe Beogradi.
Sipas Thaçit Beogradi është duke zvarritur zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit.
"E them shumë hapur se Kosova i ka përmbyllur obligimet e veta, i ka kryer me kohë në afat rekord dhe sipas standardeve evropiane dhe marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, i Baroneshës Ashton ka qenë i qartë, kjo zvarritje dhe vonesë ka ndodhur nga neglizhenca dhe hezitimi i Beogradit, besoj që të jenë tejkaluar këto problematika që ka ngritur Beogradi pas marrëveshjes së 19 prillit. Ne do të respektojmë edhe nesër si gjithmonë marrëveshjen e 19 prillit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi, informon europaelirë.
Përveç çështjes së zgjedhjeve lokale për të cilat Beogradi pritet të luajë një rol aktiv në bindjen e komunitetit serb në komunat veriore që të merr pjesë, në takimin e sotëm pritet të diskutohen edhe çështjet e mbetura në negociatat rreth çështjeve si energjia, telekomunikacioni dhe zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura.
Në marrëveshjen 15-pikëshe të Brukselit të 19 prillit, të parafuar nga kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, të publikuar nga media, në pikën 11 thuhet se, "Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare".
Raundi i parë i takimeve në Bruksel mes kryeministrit kosovar Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiç u zhvillua në 19 tetor 2012. Bisedimet në nivel kryeministrash pasojnë dialogun teknik Kosovë-Serbi, filluar në 8 mars 2011 në Bruksel.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)