E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajçak: Gjukanoviçi nuk duhet të tërhiqet nga politika

Kryeministri malazez Millo Gjukanoviç, nuk duhet të tërhiqet nga skena politike, pasi akoma nuk e ka përfunduar punën e tij në qeverinë e Malit të Zi, ka vlerësuar ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.

"Ai duhet të vazhdojë të punojë derisa Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s dhe të jetë në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së. Ky është mendimi im", ka thënë Lajçak për gazetën "Dan".

Lajçak i ka vlerësuar si të panevojshme diskutimet disamujore në mediet malazeze për tërheqjen e supozuar të Gjukanoviçit nga funksioni, pasi që siç theksoi, hap shumë çështje, të cilat nuk duhet të hapen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›