E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot territori ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash hera-herës deri mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Moti, e premte, 4 shtator 2026 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›