Sot testi per qeverine Thaci Kuvendi voton mocionin

Prishtine 2 nentor NOA - Kuvendi i Kosoves do te marre sot ne shqyrtim mocionin e mosbesimit per qeverine aktuale te drejtuar nga kryeministri Thaci i kerkuar ky nga partia Aleanca Kosova e Re me kryetar Behxhet Pacollin. Keshtu deputetet kosovare do te ftohen qe te votojne pro ose kunder qeverise e cila paraqitet ne krize pas ikjes nga koalicioni qeveritar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Nese ky mocion do te votohet nga shumica e deputeteve kosovare i bie qe qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaci te cilesohej si e deshtuar dhe zyrtarisht te mbyllte funksionimin e saj.
Dhe i binte qe Kosova te shkonte drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme dhe jo drejt atyre te parakohshme sic ka komunikuar presidenti ne detyre Jakup Krasniqi.n.e/NOA