E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot vendimi per Kopshtin Botanik

Pas gati gjashte ditesh ceshtja konflikt e Kopshtit Botanik duket se do te marre nje zgjidhje. A do jete kjo nje zgjidhje ne te mire te Kopshtit apo jo kjo pritet te behet publike sot ne mesdite. Fakultetit i Shkencave te Natyres njekohesisht institucioni pergjegjes per Kopshtin Botanik ka preferuar rrugen burokratike ne vend te protestave per te gjetur nje zgjidhje.


Keshtu dje gjate nje takimi me perfaqesues te Ministrise se Puneve Publike Fakulteti i Shkencave te Natyres ka paraqitur nje projekt te ri per ruajtjen e siperfaqes se laboratorit te tij. Jemi takuar me nje grup pune nga ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe i kemi paraqitur projektin tone ku kerkojme eliminimin e rrethrrotullimit qe ishte projektuar brenda siperfaqes se Kopshtit.


Po keshtu kemi kerkuar edhe reduktim te siperfaqes qe kerkon te marre projekti i Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve - ka pohuar per Shekulli-n dekani i Fakultetit te Shkencave te Natyres Ilirjan Malollari. Pas kesaj mbledhjeje mesohet se perfaqesues te Ministrise kane pranuar te shqyrtojne propozimet e Fakultetit te Shkencave duke deklaruar se do te kete nje pergjigje perfundimtare brenda mesdites se sotme. Nese ministria do te vendose te minimizoje demet ne kete zone apo nese nuk do te marre parasysh propozimet e ofruara nga FSHN.

Nje unaze tre projekte
Projekti per ndertimin e Unazes se Madhe te Tiranes eshte ndoshta nje nga projektet me te kontestuara dhe me te ndryshuara ne punet publike te kryeqytetit. Fillimisht projekti i ndertimit te nje Unaze te Madhe qe do te lidhte rrethinat e Tiranes u mbeshtet nga BERZH Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Sipas ketij projekti ndertimi i Unazes se Madhe nuk do te cenonte Kopshtin Botanik. E vetmja pike ne te cilen do te prekej ky park do te ishte muri rrethues ku sipas projektit do te merrej vetem nje rrip i vogel toke.

Ky projekt u ndryshua pak kohe me pare nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit me arsyetimin se projekti i ri do ti merrte me pak hapesire Kopshtit Botanik se projekti i meparshem. Ministri i Puneve Publike gjate nje dalje per shtyp tri dite me pare do te shprehej Ajo qe ne kemi bere ne bashkepunim me autoritetet shkencore te Kopshtit Botanik te Fakultetit te Shkencave dhe te Universitetit te Tiranes eshte nje modifikim i projektit per te shmangur qofte edhe metrin e fundit te gjelberimit qe preket nga unaza.

Nje bashkepunim ky qe sipas Fakultetit te Shkencave te Natyres nuk eshte realizuar ndonjehere. Ne nje interviste kater dite me pare Kancelari i ketij fakulteti Petrit Novruzi pohoi se ne zyren e tij kishte mberritur nje dokument nga kjo ministri nepermjet te cilit fakulteti vihej ne dijeni per vendimin e marre. Duke theksuar se ne asnje moment te marrjes se ketij vendimi per ndryshimin e projektit nuk eshte marre opinioni i Fakultetit ose Rektoratit te Universitetit te Tiranes. FSHN ne kete menyre eshte vene perpara nje fakti te kryer.


Vetem dje pas disa protestave te qytetareve dhe ambientalisteve FSHN ka arritur te ulet ne tryeze me Ministrine e puneve Publike duke i paraqitur versionin e projektit qe do te duhej te respektonte ne maksimum hapesirat e Kopshtit Botanik. Ne rast se Ministria do te binte dakord ky do te jete ndryshimi i trete qe do te pesoje projekti i ndertimit te Unazes se Madhe.

Shalsi Sjemi kunder unazes por te respektohet Kopshti Botanik

Qytetare dhe ambientaliste kane protestuar serish dje ne ambientet e Kopshtit Botanik duke kerkuar pezullimin e projektit te hartuar nga Drejtoria e Rrugeve si dhe duke kerkuar transparence perse duhen bere ndryshime nga projekti i hartuar ne bashkepunim me BERZH-in. Ne proteste me qytetaret kane marre pjese edhe deputete te Partise Socialiste te cilet pervec transparences dhe mbrojtjes se Kopshtit Botanik akuzojne se qeveria ka planifikuar shume me pak fonde se sa kostoja reale e unazes.

Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi ka pergenjeshtruar deklaratat e ministrit te Transporteve Sokol Olldashi sipas te cilit Partia Socialiste kerkon me cdo kusht te pengoje ndertimin e unazes. Sipas Shalsit PS eshte dakord qe unaza te ndertohet por jo ne kurriz te Kopshtit Botanik. Sipas deputetit Shalsi qeveria po tallet me banoret e kryeqytetit kur premton ndertimin e unazes per te cilen akordon ne menyre qesharake vetem 50 mije dollare nga buxheti i shtetit nderkohe qe vlera e objektit sipas Shalsit eshte 25 milione dollare.

Ne duam dhe po kerkojme qe unaza te ndertohet po duke mbrojtur dhe duke ruajtur Kopshtin Botanik nderkohe qe Saliu me banden e tij po kerkon te gllaberoje nje copez te majme te ketij Kopshti. Ne po kerkojme tiu thuhet ne menyre transparente qytetareve mbi koston e pergjithshme te kesaj rruge dhe menyren se si do te financohet. Nga 24 milione dollare qe eshte kostoja e pergjithshme e unazes ata kane vendosur te shpenzojne 50 mije dollare. Do te jemi barrikade me qytetaret e Tiranes deri sa te zmbrapset qeveria e Saliut - eshte shprehur deputeti i PS-se Eduard Shalsi.


Projekti i hartuar nga Drejtoria e Rrugeve ku parashikohet ndertimi i rrethrrotullimit si dhe shkaterrimi i 2.5 ha siperfaqe nga territori i Kopshtit Botanik ka hasur kundershtine e qytetareve si dhe grupeve te interesit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›