E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Komedise si e duan

Kandidatet per drejtor i Teatrit te Komedise Kastriot ipi dhe Genc Shkodrani Cilet jane dhe si i vleresojne koleget. Njerez te teatrit kerkojne nje drejtues profesionist te dije te adminstroje si duhet dhe te zgjedhe vlera


Dy kandidatura Kastriot ipi dhe Genc Shkodrani i jane paraqitur Keshillit te Ministrave per postin e drejtorit te Teatrit Kombetar te Komedise qe pritet te ngrihet ne Tirane. keta vetem shfaqen interes per konkursin te vetmit qe paraqiten platforma ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.


E derisa Keshilli i Ministrave te vendose njerez te teatrit aktore regjisore skenografe ish drejtore kolege te dy kandidateve japin opinione duke i pare ipin dhe Shkodranin ne rolin e drejtuesit te ardhshem. Te tjere nuk i hyjne shqyrtimit te kandidaturave duke qene se qysh prej fillimit e kane quajtur absurd vendimin e kryeministrit per nje Teater Komedie vendim qe per ta mbetet absurd me gjithe hapat qe po hidhen.


Regjisore Mehmet Xhelili dhe Gezim Kame i shohin serioze kandidaturat e ipit dhe Shkodranit. Jane njerez te punes njerez qe e duan dhe e njohin mire teatrin dy te rinj qe kane dhene kontribut. Jane vleresimet qe bejne ata pa dashur te ndalen konkretisht te puna e njerit dhe tjetrit kandidat.


Ka te tjere qe nuk i aprovojne te lartpermendurit. Agim Zajmi anetar ne vite i Keshillit Artistik te Teatrit Kombetar nuk eshte as per njerin as per tjetrin. Sipas skenografit Zajmi njeriu qe duhet te drejtoje Teatrin Kombetar te Komedise duhet te njohe problemet por ti njohe si administrator i shkelqyer dhe te beje jeten e teatrit. Nuk eshte pune luksi kjo. Keto energji dhe aftesi per te pare drejt e ne thelbin e detyrave ndaj teatrit Zajmi nuk i sheh te asnje nga kandidatet e mesiperm.


Per modelin e administratorit te Teatrit te Komedise marrim opinione nga aktore dhe ish-drejtues ne teater te cilet njelloj si gjithe te tjeret do donin te vinte nje dore profesionisti. Ky duhet te dije te zgjedhe trupen e duhur dhe repertorin e duhur e bashke me to tiu pergjigjet kerkesave te publikut dhe ti edukoje shijet e tij te dije te administroje jo vetem parate e shtetit po edhe te sensibilizoje financuesit private te teatrit.


Per Timo Fllokon drejtori duhet te jete profesionist nje njeri i kulturuar. Nuk ka rendesi nese priret drejt komedise drames apo tragjedise. Duhet te ndikoje per krijimin e nje repertori te qendrueshem qe e terheq spektatorin ne teater.


Vasillaq Vangjelin e gjejme keto dite ne teater a thua mund te jete nje nga njerezit qe kerkon te behet pjese e institucionit te ri. Aktori i karrieres ne ish-Estraden e Tiranes ka merak trupen e aktoreve. Duhet te jete berthame e fuqishme sepse pa kete trupe ky drejtor nuk ben dot para.


Teksa Vangjeli flet me deshiren per teatrin dhe per kete trupe potenciale dikush tjeter qe kalon per aty i entuziazmuar nga lajmi per Teatrin e Komedise ndihet mire dhe thote Opo te luajme per qejf se u lodhem gjithe ato vite.


Deri me tani kerkesat per drejtorin e Komedise jane shtruar me hamendje ne keto drejtime jo trupa jo repertori jo publiku.


Njerez te tjere qe e njohin nga afer punen e drejtuesit ne teater si Xhevdet Feri flasin per modelin e Drejtorit Administrativ nje njeri qe eshte ne krye te institucionit por vendimet per repertorin i merr Keshilli Artistik. Ky drejtor duhet te dije te vjele fondet te administroje produktin dhe te dije te shese.


Me te drejte Feri pyet qe ky drejtor qe pritet te zgjidhet a do te kete nje Keshill Artistik ne krah qe vendos per kalendarin apo ai do te jete Drejtor Artistik qe keshillohet per financat nga nje Keshill Administrativ


Per Ferin nje njeri i vetem eshte me rrezik ti kete ne dore te dyja sepse i lihet ne dore nje pushtet i pakontrollueshem. Por te gjitha keto priten te vendosen pasi Keshilli i Ministrave te shpalle kandidatin fitues Kastriot ipi apo Genc Shkodrani.

Kastriot ipi 1968 studioi regji teatri ne Akademine e Arteve 1994. Ne vitet 2003- 2010 ka vene ne skene Histori Zooparku E. Albee dhe Cilindri E. de Filippo ne Teatrin Kombetar Nje vjeshte me stuhi Dh. Leka ne Teatrin e Operes dhe Baletit Breket Carl Sternheim ne Teatrin Shqiptar te Shkupit dhe dy shfaqjet private Burri i gruas sime M. Gavran.


ipi ka pervoje ne administraten e Teatrit Kombetar ku ka qene dy here nendrejtor mars-tetor 1999 maj-tetor 2002. Heren e pare u dorehoq dhe te dyten u shkarkua nga ministrja e Kultures Arta Dade.


Nuk figuron nje marredhenie e mire e ipit me Qendren Kombetare te Kinematografise. Ne vitin 2000 u padit nga QKK per mosrealizimin e kontrates se filmit dokumentar Film i keputur per te cilin ishte mbeshtetur nga Qendra me 880.000 leke. Projekti nuk u realizua dhe leket nuk jane kthyer mbrapsht. Gjyqi eshte fituar nga QKK dhe pritet qe borxhi ti merret regjisorit nga Permbarimi.


Genc Shkodrani 1964 ka mbaruar Akademine e Arteve ne vitin 1988. Menjehere pas studimeve u punesua ne Teatrin e Operes dhe Baletit si skenograf dhe kostumograf detyre qe e ushtroi deri ne vitin 2004. Po ne kete institucion ka kryer detyren e Drejtorit te Prodhimit.


Ka realizuar skenografine dhe kostumet e operave Il Trovatore Carmen Norma Madama Butterfly Aida Manon Lescaut e baleteve Don Kishoti Lola Enigma Romeo dhe Zhuljeta.


Ne Teatrin Kombetar ka realizuar skenografine dhe kostumet e shfaqjeve Franku V Te gjithe me huqe dhe se fundmi Gjashte personazhe kerkojne autor. Po ashtu te produksioneve private Prometeu Ifigjenia ne Tauride Medea Ariu etj.
Shkodrani ka nje pervoje pedagogjike ne fushen e skenografise ne Katedren e Regjise Akademia e Arteve dhe si restaurator ne Institutin e Monumenteve te Kultures.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›