Francois Truffaut arsye per te shpresuar

Portreti i kineastit permes vepres dhe disa deshmitareve aktore qe kane punuar me te qe i ka dashur dhe e kane dashur.
Francois Truffaut Nje autobiografi Une Autobiographie France 2004 78 shfaq sonte ora 1900 ne kinemane e Akademise se Filmit dhe Multimedias Marubi portretin e kineastit permes vepres mbi njezet filma me metrazh te gjate dhe disa deshmitareve aktore qe kane punuar me te qe i ka dashur dhe e kane dashuruar.
Autorja e dokumentarit Anne Andreu 1939 eshte bashkekohese e turqve te rinj te kinemase franceze protagoniste te stilit te ri nouvelle vague vitet 50-60. Si regjisore Andreu ka realizuar portrete artistesh Juliette Binoche Romy Schneider Youssef Chahine.
Portreti i Truffaut-se 1932 - 1984 ndertohet me deshmite e tij qe i ka me shumice. Ai ka qene figure shume e pranishme ne media. Kishte reshtur se shkruari kritike per kinemane kur nisi te merret me regji por guxonte te komentonte situata kritike politike ne vend.
Kinemane nuk e ngaterroi megjithate me ideologji e politike. Kujtojme qendrimin qe bashke me te nouvelle vague-es mbajti ndaj sulmit te ministrit te Kultures Andr Malraux Kinematekes Franceze dhe ndaj drejtorit te saj Henri Langlois. Ishte ai vendi dhe ai njeriu nepermjet te cileve thelloi dijet estetike per kinemane dashuroi regjisoret amerikane Orson Welles Howard Hawks dhe Alfred Hitchcock.
Aty ishte takuar me Andr Bazin udheheqesin e tij kritik per te tribuna Cahiers du Cinema. Aty u njoh me Alain Resnais Jean-Luc Godard Jacques Rivette dhe Erich Rohmer. Te ajo klime nisi te shkruaje si akademik per kiinemane edhe pse formimi i tij ishte krejt autodidakt.
U veteshkollua fale regjimit tre filma ne dite tre libra ne jave.
Ne fokus te kritikave te tij ishin regjisore si Claude Autant-Lara Jean Delannoy Yves Allgret dhe skenariste si Jean Aurenche dhe Pierre Bost. Kritikonte te ata kinemane artificiale jo te natyrshme dialogun shume letrar realizmin psikologjik qe nuk i dukej as real dhe as psikologjik. Punonte shume dhe beri armiq jo pak.
Perpjekja e tij e pare regjisoriale ishte me 1954 me filmin e shkurter Nje vizite. 400 goditje Les quatre cents coups 1959 filmi i tij i trete zuri vend.
shte vepra me autobiografike e tij. Truffaut e kaloi feminine dhe adoleshencen ne arrati nga shtepia. Nuk e takoi kurre babane biologjik ndersa me nenen Janine prej te ciles trashegoi pasionin per kinemane i theu marredheniet pergjithmone kur mori vesh se babai qe e kish rritur nuk ishte babai i vertete.
Jeanne Moreau eshte aktorja qe deshmon ne dokumentarin e sotem. Punuan bashke per nje film kult ne periudhen e pare te karrieres se Truffaut-se Jules et Jim 1961. E quajne kryeveper poetike. Bashkepunim me kompozitorin Georges Delerue dhe aktoret Henri Serre Oskar Werner dhe Moreau ne rolin e Katerines se bukur dhe enigmatike me te cilen dashurohen dy shoke.
Truffaut dhe Moreau ishin miqesuar me pare dhe ky film i hodhi ne dashuri te shpejte dhe intensive. Ai kujton Jeanne Moreau me jepte kuraje sa here dyshoja. Cilesite e saj si aktore dhe grua e bene Katerinen te vertete para syve tane ekstravagante pasionante dhe mbi te gjitha te adhurueshme.
Me Catherine Deneuve nje tjeter aktore e intervistuar ne dokumentarin qe shfaqet sonte Truffaut punoi per Sirenen e Misisipit 1969. Ajo luante perkrah Jean-Paul Belmondo-se. Ne fund te xhirimeve regjisori dhe Deneuve nisen nje marredhenie qe e beri Truffaut-ne burrin me te lumtur ne bote sic do te shprehej ai diku. Lidhja e tyre u ruajt nga syte e te tjereve.
Ne fund te kesaj marredhenieje me 1972 ai ra ne depresion.
Kjo perkonte me nje periudhe jo te mire per krijimtarine e tij. Kishte realizuar deri atehere Fahrenheit 451 1966 me aktorin Oskar Werner me 1969 Lenfant sauvage bazuar ne nje hisori te vertete filma si Tirez sur le pianiste 1960 Lamour vingt ans Antoine et Colette 1962 La peau doce 1964 Baisers vols 1968 Une belle fille comme moi 1972 La nuit amricaine 1973. Ishte nga pak regjisoret franceze qe kishte krijuar nje profil te qarte dhe te konsoliduar per kritiken nderkombetare dhe individualizmi i tij ishte pranuar nga publiku i gjere.
Me Historine e Adela H. Lhistoire dAdle H. 1975 vjen bashkepunimi me aktoren Isabelle Adjani 19-vjecare ne rolin e vajzes se Viktor Hygose. Filmi bazohej ne autobiografine e saj. Thuhet se Truffaut ishte si i hipnotizuar nga bukuria e aktores se re. I shkruante nje miku Ta filmosh ate do te thote te kundershtosh deshiren eshte vuajtje e perditshme per mua dhe gati nje agoni per te.
Filmi nuk pritet mire kurse Adjani kandidohet per Oscar.
Edhe kjo aktore eshte intervistuar nga Anne Andreu per dokumentarin Francois Truffaut Nje autobiografi.
Filmi qe i ngre me te dyja duart fundin e Truffaut-se eshte Metroja e fundit Le Dernier Metro 1980 me aktoret Catherine Deneuve dhe Gerard Depardieu. Sukses i madh ne France fitues i disa mimeve Cesar.
Pas tij jane edhe tre vite pune disa filma qe ruajne nje konstante suksesi. Hyn ne skene aktorja dhe gruaja e fundit ne jeten e tij Funny Ardant me filmin La Femme d cte 1981 realizuar me buxhet modest. Perballe saj aktori Gerard Depardieu. Truffaut e kishte pare Ardant ne TV.
Thote per te Menjehere dallova dhe vleresova te Fanny Ardent ato cilesi qe une kerkoj nga protagonistet ne filmat e mi vitalitetin guximin entuziazmin humorin intensitetin por gjithashtu si kunderpeshe e gjithe ketyre nje prirje per fshehtesi nje ane te papermbajtur nje grime egersie dhe mbi te gjitha dritheruese.
Gjate xhirimeve ky admirim profesional u be personal. Ishte pasioni i fundit i madh dhe romantik Truffaut-se qe u kurorezua me nje femije. Me Ardant dhe Jean-Louis Trintignant ai realizon edhe Vivement dimanche 1983. Nje vit me vone nderroi jete per shkak te nje tumori.
Edhe intervisten e Fanny Ardant per Truffaut-ne mund ta ndjekim sonte te ky dokumentar.
Regjisorja Anne Andreu ka dashur te jape portretin e nje artisti jo duke konfirmuar lavdine e tij por tia jape fjalen nje brezi te ri kinemadashes qe gjejne ne artin e Truffuat-se si dje edhe sot arsye per te shpresuar.
Filmi shfaqet ne kuadrin e Muajit te Frankofonise 2011 me mbeshtetjen e Ambasades se Frances ne Shqiperi.