Sot votohet Buxheti i Kosovës

PRISHTINË, 16 shkurt /ATSh/ Sot do të vazhdojë seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit 2026.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se seanca do të nisë në orën 10:00.
Seanca për buxhetin u shty për sot për shkak të mospajtimeve mes partive për të vazhduar me votimin e projektligjit javën e kaluar, ku PDK, LDK dhe AAK kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit.
/KosovaPress//r.e/