E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zgjedhjet e pjesshme, 45 mijë votues në 5 njësi vendore

Janë hapur kutitë e votimit në 07:00 për zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore.
Zgjedhjet po zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, komunën Otllak në Berat zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit .
Pas bojkotit të Parlamentit, Partia Socialiste vendosi të bojkotojë edhe zgjedhjet e pjesshme me pretendimin se qeveria ende nuk bëri transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›