Sot zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore

Janë hapur kutitë e votimit në 07:00 për zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore.
Zgjedhjet po zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, komunën Otllak në Berat, zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit .
Në njësinë vendore nr 10, zhvillohen sot zgjedhjet pasi Gert Bogdani fitoi mandati e deputetit. Në këtë njësi përballet Blendi Fuga i PD-së dhe nga LSI-ja kandidon Gjergj Thomai.
Në Komunën e Otllakut, në rrethin e Beratit aleatët qeverisë, PD-LSI përballen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Në garë për kreun e ri të Komunës, janë tre kandidatë. Muharrem Hoxha, që përfaqëson Partinë Demokratike, Nasi Gjoka që përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Hektor Beqollari, nga Partia e Punës e Rinovuar.
Partia Socialiste nuk u regjistrua në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme të 15 qershorit i janë drejtuar edhe banorët e Klosit në rrethin e Matit. Në garë për kreun e bashkisë së qytetit verilindor, janë dy kandidatë.
Ramazan Mjeshtri, që kandidaton nën logon e Partisë Demokratike, dhe Xhevdet Reçi, që kandidon në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Edhe bashkia Fushë Arrëzit në rrethin e Pukës është një nga 5 njësitë vendore ku votohet për kreun e njësisë vendore.
Edhe në bashkinë e Fushë Arrëzit, zgjedhjet e pjesshme lokale diskutohen mes aleatëve qeverisës, PD- LSI.
Për Partinë Demokratike, konkurron Alfred Qafa, ndërsa Dedë Gjergji, është kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Zgjedhja e ish kryetarit të Komunës Besnik Dushaj, deputet më 28 qershor detyroi zgjedhje të parakohshme edhe në Fierzë.
Edhe në këtë njësi vendore, gara zhvillohet mes aleatëve qeverisës, PD- LSI.
Në garë për kreun e Komunës së Fierzës, janë dy kandidatë. Gjelosh Peplokaj, kandidon për Partinë Demokratike, ndërsa në kampin tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim ka kandiduar Mehmet Ponarin.
Pas bojkotit të Parlamentit, Partia Socialiste vendosi të bojkotojë edhe zgjedhjet e pjesshme me pretendimin se qeveria ende nuk bëri transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.