E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,KQZ: Nuk janë hapur qendrat e votimit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar e nuk janë hapur qendrat e votimit në veri të Kosovës. KQZ ka njoftuar se në veri të të Kosovës do dërgohen ekipe të lëvizshme. Sipas KQZ-së së Kosovës, në veri mund të hapen qendra votimi alternative.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi në një prononcim për "Ora News", deklaroi se procesi i sotëm zgjedhor është procesi më i rëndësishëm për Kosovës pasi janë zgjedhjet e para që organizohen pas shpalljes së pavarësisë. "Ne besojmë se do ketë maturi dhe qetësi politike nga gjitha palët për të arritur një proces demokratik të hapur, dhe të pranuar nga të gjithë", tha ai. Sipas Krasniqit, deri tani ka pasur vetëm probleme minimale teknike. Ai tha se shpreson që të ketë sa më shumë pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, Memli Krasniqi tha se qeveria ka inkurajuar serbë të marrin pjesë në zgjedhje. "Kemi shenja pozitive se këtë herë pjesëmarrja nuk do të jetë e ulët. Krijimi i komunave të reja me shumicë serbe ka bërë të mundur që të rritet interesi për pjesëmarrje në zgjedhje", tha ai. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës theksoi se një proces zgjedhor me standarde do ndihmonte Kosovën në rrugën e saj integruese. Albin Kurti, lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", në një prononcim për "Ora News" tha se fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë ka qenë fushata më e shtrenjtë. "Miliona euro janë shpenzuar për këto zgjedhje lokale në Kosovë", tha ai. Sipas tij, koalicioni qeveritar vazhdon me shpenzime të mëdha të buxhetit të Kosovës. "Koalicioni", tha ai, "lejoi zgjedhje lokale, por nuk lejoi zgjedhje parlamentare". Sipas tij, politikanët në Kosvë janë pasuruar me Kosovën e varfër. "Kandidatët që kanë bërë miliona kërkojnë votën e të varfërve dhe kjo tregon se zgjedhjet janë një farsë e madhe që do sjellin më shumë pasoja se sa arritje", argumentoi ai.
Më herët kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë për zgjedhjet lokale. Kryeministri kosovar i ka bërë apel qytetarëve të dalin dhe të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet lokale. "Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën , një ditë feste. Për të arritur në këtë ditë kemi punuar të gjithë. Kemi punuar për të pasur zgjedhje me standarde", tha kryeministri. Hashim Thaçi tha se komunitetet në Kosovë janë të barabartë. Ai u shpreh i sigurtë se procesi zgjedhor do jetë i suksesshëm.
Për ruajtjen e sigurisë publike në Kosovë janë angazhuar 5 mijë forca policore .
Në zonat me popullsi shumice serbe, një numër i ulët qytetarësh ka marrë pjesë në votime. Mbi 1.5 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike.
Janë këto zgjedhjet e para të cilat në Kosovë organizohen dhe administrohen nga vetë kosovarët pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohe që ndërkombëtaret do të kenë vetëm një rol vëzhgues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces normal zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›