E Shtunë, 31 Tetor 2026

South Stream molle sherri mes Rusise dhe BE

Moske 25 dhjetor NOA - Bllokimi i ndertimit te gazsjellesit South Stream Rryma Jugore nuk eshte ne interes te BE. Detyre kryesore tani eshte pajtimi i ketij projekti gazi me legjislacionin europian. Per kete deklaroi Komisari europian per energjetiken Gunter Etinger Guenther Etinger ne konferencen me teme 10-vjetori i dialogut energjetik Rusi-BE qe u mbajt ne Bruksel.

Rusia tashme perfundoi marreveshjet nderqeveritare ne lidhje me realizimin ne jete te projektit South Stream Rryma Jugore me Bullgarine Hungarine Serbine Greqine Sllovenine Austrine dhe Kroacine. BE eshte i detyruar te pranoje de-facto hopin e arritur nga diplomacia energjetike e Rusise mendon Zv/Kryetari i bordit drejtues te Gazprom-it Aleksander Medvediev - Gazsjellesi South Stream Rryma Jugore i ka te gjitha shanset per tu shnderruar ne projekt te pergjithshem europian.

Bile dhe vete itinerari i shtrimit te tij e ben ate te tille. Per realizimin e tij shfaqin interes rreth 10 vende dhe nje sere kompanish te medha. Dhe me sa duket nga te gjitha numri i tyre do te vije duke u rritur. Shtrimi i ketij gazsjellesi destinohet jo vetem te kenaqe kerkesen ne rritje per lende te kalter djegese por edhe per te garantuar sigurine dhe fleksibilitetin e furnizimeve te gazit - tha Aleksander Medvediev.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›