E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e sotme fluks kthimesh dhe largimesh ne Kakavije e Kapshtice

E premte 24 dhjetor NOA-Pika kufitare e Kakavijes tashme eshte mesuar me fluksin e njerezve qe hyjne e dalin pertej kufirit.

Por nje dite para festes se Krishtlindjes edhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices eshte regjistruar numer i madh levizjesh.

Nga te dyja anet e kufirit etem gjate oreve te paradites kane hyre ne token tone me teper se 2000 emigrante nderkohe qe kane udhetuar drejt Greqise rreth 1000 te tjere.

Mbingarkesa ku behet kontrolli i dokumentacionit te mjeteve dhe shtetasve ka bere qe here pas here perpunimi i te dhenave te behet ne menyre manuale.

Pala shqiptare ka punuar me maksimumin e kapacitetit te vet ndersa ajo greke e ka veshtiresuar edhe me teper situaten duke punuar vetem me 4 sportele.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›