E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Për kë ishte projektuar atentati i mesnatës në Kukës? (VIDEO)

KUKES-MBULIM-23_1

Bujar Shehu, një aktivist i Partisë Demokratike në rrethin e Kukësit, mbeti i plagosur rëndë mesnatën e mbrëmshme, ndërsa po kthehej në fshatin e tij, Shtiqen.

Shehu, drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës, njihet edhe si vëllai i Bashkim Shehut, drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Së bashku me të vëllain, si dhe ministrin dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme, ata kanë darkuar deri vonë në pritje të mitingut të Sali Berishës në qytetin e Kukësit. Kjo ka shtuar spekulimet se për kë është përgatitur atentati.

Bujar Shehu është qëlluar brenda në makinën e tij, ndërkohë që ka arritur të ecë deri pranë banesës, ku të afërmit e kanë dërguar për në spitalin e Kukësit. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është dërguar për në Spitalin Ushtarak, ku mbetet në gjendje kritike.

Bashkim Shehu është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm që prej vitit 2012. Ai u vendos në këtë detyrë kur Flamur Noka u bë ministër. Më përpara ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës. Ai ka qenë shofer dhe truproja e Albana Vokshit dhe njihet si mik i djalit të kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›